“Na u fik automati për 10 minuta në pjesën e dytë”, Devolli pas disfatës në shtëpi: Po u dorëzova unë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2024 | 22:20

“Na u fik automati për 10 minuta në pjesën e dytë”, Devolli pas disfatës në shtëpi: Po u dorëzova unë…

Kukësi u mposht në shtëpi me rezultatin 1-2 nga Erzeni në një finale mbijetese. Trajneri i verilindorëve, Bledar Devolli u shpreh i zhgënjyer nga mënyra se si skuadra e tij i pësoi dy golat e përmbysjes.

bandicam 2024-02-25 16-15-30-244

“E kishim parë ekipin e Erzenit, sidomos ndeshjen e fundit me Skënderbeun. I falëm ato 30 metra, sepse e kemi shpejtësinë. E shënuam golin siç e kishim menduar. Por nuk e di se çfarë ndodhi, sidomos 10 minuta të pjesës së dytë, u fik automati. Një penallti e shkaktuar pa lidhje dhe një goditje standarde që nuk e kuptuam. Kishim raste për të barazuar, por edhe për të shkuar 2-0. Por s’kemi çfarë bëjmë, ky është futbolli dhe duhet t’i pranojmë verdiktet.

Ne do vazhdojmë punën, do vazhdojmë garën. Po të rregullojmë dy gjëra të vogla që të çojnë te ajo e madhja. S’ka ndonjë matematikë që na mban jashtë.

Patëm ‘black-out’. E lamë kundërshtarin të luante më shumë në zonën tonë. penalltia dhe ajo që ishte e pafalshme për mua, në goditje standarde të pësojmë me atë kundërsulm.

Po u dorëzova unë, lëre pastaj për këta të rinjtë.

Unë nuk dorëzohem, do vazhdoj punën. Me gjëra të vogla është ndëshkuar ekipi i Kukësit”, u shpreh Devolli për “MCN”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"