“Na prishën punë dëmtimet”, Tomori: Milani ka ende dy objektiva për të arritur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2024 | 12:38

“Na prishën punë dëmtimet”, Tomori: Milani ka ende dy objektiva për të arritur

Një vend i dytë për t’u ruajtur dhe një Ligë Europe për t’u fituar. Dy objektiva të rëndësishëm në aspektin sportiv, por sidomos financiar.

TOMORI

Fikajo Tomori ua di vlerën dhe sidomos sa mund të peshojnë në vendimet e klubit për ta forcuar skuadrën në merkato. Për këtë temë, por edhe shumë të tjera, mbrojtësi anglez ka folur në një intervistë për televizionin e klubit.

Si është klima në grup?

Realisht e mirë. Tani kemi mbetur pak sepse shumica e shokëve janë me kombëtaret përkatëse. Disa prej nesh punojnë për të rritur formën, ndërkohë që të dëmtuarit për t’u shëruar. Ka gjithmonë diçka për të bërë (qesh).

Si ndiheni në këto ndeshje të para pas dëmtimit?

Jam shumë i kënaqur me ecurinë time. Arrita të luaja disa ndeshje. Në grup ka shumë lojtarë të talentuar në mes, kështu që ka shumë konkurrencë. Me cilësitë që ka bërë histori të futbollit. E kanë veshur fillimisht burra e më pas futbollistë. Duke e veshur duhet të japim shembull sepse jemi me fat që kemi këtë shikueshmëri, ndaj duhet të dërgojmë mesazhe pozitive te të vegjlit për t’i ndihmuar në rritjen e tyre.

Çfarë pret Milani deri nëfund të sezonit?

Ne jemi gati, stërvitemi gjatëgjithë vitit për këtë dhe do të bëjmë gjithçka për të arritur objektivat tona. Kemi një vend të dytë për të ruajtur, kemi Ligën e Europës dhe shumë ndeshje të rëndësishme. Pra, një sezon ende për t’u shkruar… Do të ketë disa shanse për të thënë fjalën tonë edhe pas ndalesës së kombëtareve, ky sezon mund të na japë ende shumë, duhet të jemi gati për këtë fund intensiv të sezonit. Mes Europës dhe Serisë A duam të bëjmë më të mirën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"