“Na llogarisni favoritë”, Gjyla i gëzohet startit: Ishte një periudhë e lodhshme dhe me oshilacione

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 29, 2020 | 14:08

“Na llogarisni favoritë”, Gjyla i gëzohet startit: Ishte një periudhë e lodhshme dhe me oshilacione

Ilir Gjyla ka mirëpritur lajmin për nisjen e ka mpionatit. Trajneri paralajmëron se Lushnja e tij është gati për të zbritur në fushë dhe nisur mbarë sezonin 2020-2021.

gjyla

Në një intervistë enkas për gazetën “Panorama Sport”, numri një i pankinës verdhejeshile analizon këtë periudhë të vështirë që ka pasur me stërvitje të stërgjata, e megjithatë i jep shpresë fakti që grupi ka dëshirë dhe vrapon.

Pas një pritjeje të gjatë dhe të paprecedentë erdhi lajmi i madh për fillimin e kampionatit. Jeni më i lehtësuar?

Shyqyr, që erdhi lajmi. Ka edhe me keq. Mund të na vinte edhe të enjten për të filluar të dielën. Megjithatë, mirë që na thanë të mërkurën. Për të qenë të sinqertë, ne kishim menduar që do të startonte këtë fundjavë.

Meqë u tha se të premten do të vinte ajo përgjigjja përfundimtare nga qeveria, na njoftuan që të përgatiteshim për këtë javë. Dhe, i kemi ngarkuar futbollistët këtë javë.

Sa shqetësuese ishte kjo periudhë vetëm me stërvitje?

Është mirë që po fillon ka mpionati, pasi nuk mund t’i ruanim dot më futbollistët. Nuk po dinin se çfarë po bënim, herë e ulnim e herë i ngrinim ngarkesat në stërvitje. Dikush thoshte do të fillojë, direkt ulnim ritmin dhe sapo thoshin të kundërtën, i ngrinim. Megjithatë, këto gjëra u sheshuan dhe për fat erdhi vendimi zyrtar.

Çfarë forme ka Lushnja para ndeshjes me Besën?

Sinqerisht po e them, jemi në një fazë që nuk mund ta përcaktojmë dot as se çfarë forme ka ekipi. Nuk besoj se asnjë nga kolegët e mi të thotë të kundërtën. I thonë 11-12 javë oshilacione dhe forma ikën e vjen. Shpresoj që të kemi formën e futbollistëve për ditën e diel.

Kur keni edhe 3 ditë kohë për t’u përgatitur, çfarë specifike do të ndiqni?

Kishim menduar të bënim një miqësore. Sot (dje) i ndryshuam llogaritë, e kemi hedhur mendjen te ndeshja zyrtare. Do të stërvitemi për të qenë gati për të dielën. Kjo është ana specifike. Nuk ke çfarë bën tjetër. Të vëmë pikat mbi “i” edhe për formacionin.

E keni drejtuar Besën në 5 periudha të ndryshme dhe e njihni mirë, e kalueshme?

E njoh, patjetër, por edhe prej ndeshjeve që kemi zhvilluar këtë fazë përgatitore. Është një nga skuadrat e mira të grupit dhe duhet pasur kujdes. Ka një ngritje nga viti i kaluar, por mos harroni që edhe ne jemi në një nivel të lartë.

Ku është ndryshimi nga viti që kaloi për skuadrën e Lushnjës?

Vjet kishim futbollistë cilësorë, por gjendja fizike nuk ka qenë e barabartë me këtë tani. Në këtë moment kemi elementë që “bredhin” në fushë, futbollistë që kanë dëshirë, por kemi edhe ne mungesat tona.

Dhe cila është mungesa juaj?

Nuk mund ta bësh skuadrën për dy muaj, jua them unë. Jemi munduar me stërvitje e me lojëra, por nuk është e lehtë për një afat të tillë. Megjithatë, unë mendoj që edhe ne nuk jemi skuadër që mbetemi prapa. Do të jemi një skuadër që do të rivalizojmë. Do të fillojmë që në fillim, që të rivalizojmë.

ALBAN ALUSHI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"