Muzaka rikuperohet te Tirana, në stërvitje edhe tre afrikanët (FOTO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2016 | 21:56

Muzaka rikuperohet te Tirana, në stërvitje edhe tre afrikanët (FOTO)

Gjergji Muzaka rikuperohet pas dëmtimit dhe është gati për bardheblutë.

gjergji muzaka

Foto arkiv (Gjergji Muzaka i demtuar)

Mesfushori është stërvitur sot me ekipin dhe ka lënë pas dëmtimet. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale në shpatull në muajin maj dhe humbi fundin e sezonit të kaluar.

Në një njoftim të publikuar nga bardheblutë thuhet se edhe Fjoralb Deliaj i është bashkuar ekipit, ndërsa Gilman Lika mbetet ende në fazë rikuperimi.

Në stërvitje dolën edhe tre prurjet e reja nga Afrika si sulmuesi nigerian Edeh dhe dy mesfushorët nga Kongo, Merveile dhe Nkounkou.

14063947_1740630062859775_3172812095311848733_n

Deklarata e klubit të Tiranës:

“Skuadra kompletohet me tre afrikanet dhe vijon pergatitjet intensive.

Bardheblute kane vijuar sot pergatitjet ne Skender Halili. Tre perforcimet e fundit i jane bashkuar sot ekipit ne stervitje. Sulmuesi nigerian Edeh ka nisur punen menjehere me grupin ndersa dy mesfushoret nga Kongo Merveille dhe Nkounkou jane stervitur te diferencuar.

13882619_1740630349526413_7015668954713040900_n

Me ekipin jane bashkuar Gjergji Muzaka dhe Fjoralb Deliaj qe kane lene pas demtimet nderkohe qe mbetet jashte Gilman Lika ne faze rekuperimi. Skuadra eshte kompletuar dhe ne fundjave do te zhvillohet nje test miqesor, axhenda e te cilit do te behet publike ne ditet ne vazhdim”,-thuhet një njoftimin e klubit të Tiranës.

14067951_1740630216193093_4576969737994347295_o

13962941_1740630236193091_4531466231436544609_o

13995619_1740630059526442_9067622786044097366_o

13912432_1740630219526426_8376828913323884228_n

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"