Muzaka: Derbi nuk na intereson shumë. Nuk do e bëja gjumin e qetë, nëse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 21:17

Muzaka: Derbi nuk na intereson shumë. Nuk do e bëja gjumin e qetë, nëse…

Lojtari i ndeshjes në barazimin mes Skënderbeut dhe Tiranës, u shpall mesfushori i korçarëve, Gjergji Muzaka, dhe në intervistën për Supersport, deklaroi:

muzaka

Me pikë në vend të parë, por mbi të gjitha me lojë. Bonus i madh për këtë skuadër të rindërtuar?

Jemi të kënaqur, pasi edhe loja i përgjigjet tabelës së klasifikimit. Vendi i parë shtë me meritë, pasi kemi zhvilluar lojëra të mira. Jemi të gëzuar për këtë.

Ishit aktiv në pjesën e parë. Në të dytën u tërhoqët pak…

E vërtetë, patëm disa vertikalizime në pjesën e parë. Patëm ato rastet tona, ku nëse do shënonim, gjërat do shkonin ndryshe, Në të dytën, u spostova pak më mbrapa, para mbrojtjes.

Nëse Oto Xhon nuk do shënonte, a do e bëje gjumin rehat, me ato raste të humbura?

Aspak, çdo rast që të jepet duhet shfrytëzuar. Nëse do shënonim ne të parët, do kishte rrjedhë tjetër. Siç shënuam golin e barazimit, kishim mundësi edhe të kalonim në avantazh. Normalisht që nuk do e bëja gjumin të qetë.

Derbi, ju intereson?

Derbi më shumë është për tifozët. Ne jemi profesionistë, dhe fokusohemi te puna në fushë dhe te ndeshja jonë. Ne kemi luajtur me të dyja skuadrat, dhe nëse ne vazhdojmë bëjmë punën tonë, siç thotë edhe trajneri Shehi, nuk na intereson shumë derbi. Do mundohemi ta shijojmë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"