Murinjo: Vetëm nëse kalojmë Sevijën, do të mendoj për të fituar Champions League

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2018 | 18:33

Murinjo: Vetëm nëse kalojmë Sevijën, do të mendoj për të fituar Champions League

Zhoze Murinjo kon firmoi se Pol Pogba do të rikthehet në aksion për Mançester Junajtid kundër Sevijes sonte mbrëma, por nuk dëshiron që t’i vendosë shumë presion francezit që po kalon një periudhë të vështirë. “Nuk mendoj se është e ndershme të flasim për përgjegjësitë e një lojtari. Nuk më pëlqen as fakti që një lojtar, i cili ka kushtuar X miliona, nuk ka të njëjtën përgjegjësi si një lojtar që ka kushtuar tri herë më shumë. Përgjegjësitë janë për të gjithë. Kur unë vendos për një lojtar të luajë, nuk llogaris moshën, rrogën, vlerën në merkato, sepse nuk është e ndershme”, tha Murinjo, duke konfirmuar se mesfushori është gati të luajë pasi u stërvit 24 orët e fundit.

murinjo4-470x320

SEVIJA – Junajtid viziton Sevijen, një skuadër që ka fituar Ligën e Europës 5 herë që prej 2006-ës, por që nuk ka shkuar kurrë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, ndërsa tekniku portugez rikthehet në fushën ku ai fitoi trofeun e tij të parë në futboll, Kupën UEFA me Porton në 2003. Por ai refuzon që ta pranojë se anglezët e tij janë favoritë. “Unë normalisht them se ëndrrat me Champions nisin pas arritjes së çerekfinaleve dhe jo në 1/8-at. Nga këtu ka ende shumë rrugë. Kur një ekip arrin në çerekfinale, gjithç- ka është e mundur, edhe për skuadrat që nuk janë favorite.

Por, aktualisht, duhet të fokusohemi te një rival shumë i vështirë. Unë nuk mendoja kurrë se do ta fitoja me Interin dhe apo Porton, por kur mbërritëm në 8 ekipet më të forta, atëherë nisa të mendoj se gjithçka mund të ndodhë. Isha shumë i ri kur fitova Kupën UEFA në këtë stadium me një skuadër pa përvojë. Mendoj se në këtë ndeshje dhe atë të kthimit, pas disa javësh në ‘Old Trafford’ dy skuadrat do të jenë shumë të ekuilibruara.

Do t’u jepja të njëjtat shanse të dyjave, por ne do të japim gjithçka dhe jemi optimistë se në këto dy ndeshje mund t’ia dalim. Sevija është një skuadër kupash dhe tani ka shansin të luajë në kompeticionin më të rëndë- sishëm, kështu që motivimi është i madh. Nuk mendoj se është e mundur që këtu të shënojmë 6 gola (e ka bërë me Realin). Ronaldo dhe Mesi duhet të jenë në ditën e tyre më të mirë për të shënuar këtu. Montela është një trajner italian dhe italianët dinë t’i organizojnë shumë mirë ekipet në mbrojtje”.

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"