Murinjo nuk po e kthen Totenhemin në rrugën e duhur, humbja e fundit thellon bilancin negativ të portugezit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 4, 2020 | 18:37

Murinjo nuk po e kthen Totenhemin në rrugën e duhur, humbja e fundit thellon bilancin negativ të portugezit

Zhoze Murinjo ka humbur më shumë ndeshje në Premier Ligë në stolin e Totenhemit sesa në dy sezonet e para së bashku në “Stamford Bridge”. Trajneri portugez, i cili zëvendësoi Mauricio Poçetinon pas shkarkimit në nëntor, nuk e ka ndërtuar ende skuadrën që do donte.
Murinjo
Humbja e “Spërsave” 3-1, ndaj Shefilld Junajtidit të enjten, ishte e shtata e tij në 20 ndeshjet në kampionat që i ka drejtuar londinezët. Ndërkohë që në 76 ndeshjet e dy sezoneve të plota që ai drejtoi blutë e Londrës, 2004-06, kur u ul për herë të parë në stolin e “Stamford Bridge”, ai regjistroi vetëm 6 disfata. Në të dyja ato sezone ai arriti të shpallej kampion. Ai ka fituar vetëm 9 nga këto 20 ndeshje, me një përqindje suksesi 45% dhe një mesatare pikësh për ndeshje 1.55. Në “Stamford Bridge”, ai arriti 76.3% fitore gjatë dy sezoneve të para me një mesatare pikësh 2.45 për ndeshje.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"