“Murinjo një narcist, është gjithmonë i zënë me aktrimin dhe krijimin e konfliktev”, trajneri holandez e sulmon para finales: Nëse humbet do të…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2022 | 21:44

“Murinjo një narcist, është gjithmonë i zënë me aktrimin dhe krijimin e konfliktev”, trajneri holandez e sulmon para finales: Nëse humbet do të…

Peter Bosh, ish-trajneri i Ajaksit, i cili aktualisht drejton francezët e Lionit, ka dhënë së fundmi një intervistë speciale për faqen holandeze “ad.nl”, teksa nuk i ka kursyer thumbimet për trajnerin aktual të Romës Zhoze Murinjo, të cilin e ka quajtur si narcist dhe të paturp, që provokon gjithmonë.

murinj bosh

Holandezi ka kujtuar finalen e humbur në vitin 2017, në Europa League, kur ishte trajner i Ajaksit, përballë Mançester Junajtid të Murinjos.

“Murinjo është një narcist, gjithmonë i zënë me aktrimin dhe krijimin e konflikteve. Kjo është mënyra e tij për t’i bërë gjërat. Nëse Murinjo  do të fitonte finalen me Fejnord, ai do të thoshte se Slot është ‘një trajner tipik holandez’, por nëse do të humbiste ai do të sulmonte arbitrin, ai do të thoshte se UEFA ka bërë keq dhe se ata janë të korruptuar.

Finalja e humbur – Ai dhe lojtarët e Junajtid erdhën për të parë seancat tona stërvitore. Ky njeri bën gjithçka për të mirën e tij. Êshtë patetik dhe i paturpshëm. UEFA tha se do ta gjobiste, por kjo nuk ndodhi kurrë sepse Mourinho përfaqëson një ‘forcë madhore”, u shpreh trajneri 58-vjeçar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"