Mungon vetëm zyrtarizimi, goditja e fundit e Kukësit pritet të jetë ish-sulmuesi i Verderit dhe Lestërit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 19, 2021 | 18:10

Mungon vetëm zyrtarizimi, goditja e fundit e Kukësit pritet të jetë ish-sulmuesi i Verderit dhe Lestërit

Kukësi pret të firmosë këto ditë edhe me sulmuesin hungarez Marko Futaks. Burime të besueshme të “Panorama Sport” pranë kampit verilindor pohojnë se janë shumë pranë zyrtarizimit të hungarezit Marko Futaks, i cili vjen nga radhët e skuadrës Zalaegerszegi.

Leister Futaks

Mësohet se aktualisht palët janë në bisedime dhe shpresohet që të arrihet në një marrëveshje, për më tepër që bëhet fjalë për një sulmues që ka luajtur edhe me kombëtaren e Hungarisë, si edhe ka qenë pjesë e skuadrave cilësore në Europë, si Verder Bremen në Gjermani apo Portsmuth dhe Lestër në Angli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"