Mungojnë prej muajsh te Partizani, ja si po shkon riaftësimi i Çanit dhe Fejzullahit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 22, 2018 | 11:37

Mungojnë prej muajsh te Partizani, ja si po shkon riaftësimi i Çanit dhe Fejzullahit

Mbrojtësi i krahut të djathtë te skuadra e Partizanit, Arbnor Fejzullahu, që prej disa muajsh është jashtë skuadrës për shkak të një operacioni, është përmirësuar ndjeshëm dhe ka nisur seancat stërvitore me topin.

Fejzullahu dhe Ramdani

Lojtari pritet që brenda një kohe të shkurtër të jetë gati për t’u aktivizuar. Gjithsesi, ende nuk ka një periudhë kohore të saktë se kur mund të ndodhë një gjë e tillë, pasi duhet marrë një përgjigje finale nga stafi mjekësor.

cani

Edgar Çani, sulmuesi i afruar me bujë te skuadra e Partizanit, ende nuk është në formën e tij optimale, edhe pse flitet për përmirësim të gjurit ku edhe ka kryer pastrimin.

Lojtari dje ka pasur ditën e stërvitjes në palestër, ndërkohë që nuk dihet se kur do të jetë me kohë të plotë nën urdhrat e stafit teknik.

Cani

Çani pritej të ishte gati në fund të janarit, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur dhe futbollisti vazhdon të kryejë stërvitje të diferencuar.

Futbollisti ka firmosur një kontratë dyvjeçare me klubin e kuq, por dëmtimi i tij vazhdon të jetë prezent dhe kjo ka bërë që të luajë shumë pak me të kuqtë, duke gjetur rrugën e rrjetës vetëm në ndeshjet e Kupës.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"