Mungojnë golat dhe spektakli, Partizani dhe Skënderbeu ndajnë pikët (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 27, 2017 | 18:42

Mungojnë golat dhe spektakli, Partizani dhe Skënderbeu ndajnë pikët (Video)

Skënderbeu dhe Partizani prodhuan shumë pak në kryendeshjen e javës së 12-të të Kategorisë Superiore duke u ndalur në barazim pa gola. Edhe pse të kuqtë patën 2 shanse të arta për të kaluar në avantazh me Trashin dhe Sukajn nuk ia dolën.

 

ft

Në minutën e 4-t, Progni gjeti rrugën e rrjetës, por për asistentin kishim të bënim me pozicion jashtë lojë, një moment me të vërtet i dyshimtë.

Partizani2

Gjithsesi në fund skuadrat arritën të ndanin nga një pikë. Me barazimin e sotëm, diferenca mes Kukesit dhe Skënderbeut ngushtohet në 6 pikë, ndërsa Partizani qëndron në vendin e 7-të me 15 pikë po aq sa Teuta dhe Laçi.

Goli

MINUTE PAS MINUTE

Përfundon takimi, Partizani-Skënderbeu 0-0. 

90+3′ Një tjetër mundësi e shpërdoruar nga Partizani, Xhevahir Sukaj i lirë në zonë ka goditur lehtë duke e dërguar topin në duart e Shehit.

90+1′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e tretë, largohet Muzaka në fushë Dita.

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

82′ Një tjetër zëvendësim për Partizanin, largohet Bardhi në fushë Sukaj.

75′ Zëvendësim te Partizani, largohet Asani në fushë Kotobelli.

73′ Radas kroson nga një goditje dënimi, topi shkon në zonë për Nimagën, mesfushori gjuan me kokë por pa shqetësuar Hoxhën.

70′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e dytë, largohet Mici në lojë Jashanica.

66′ E pafalshme çfarë ka humbur Trashi, pak metra larg portës, ka goditur në mënyrë  katastrofike, duke e dërguar topin jashtë kuadratit.

63′ Goditje dënimi për Skënderbeun, gjuan Marko Radas topi përplaset në mur.

60′ Skënderbeu kryen zëvendësimin e parë, largohet nga fusha Osmani, në lojë hidhet Nimaga.

58′ Trashi ndëshkohet me karton të verdhë.

56′ Kundërsulm i shpejtë i Partizanit, Asani provon me një gjuatje të befasishme nga distanca, topi largohet me vështirësi nga portieri Shehi.

56′ Gavazaj bën një driblim fantastik nga e djatha dhe pason për Takun, ky i fundit gjuan, por topi përfundon në duart e Hoxhës.

50′ Tefik Osmani ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar në mesfushë.

46′ Starton pjesa e dytë.

Mbyllet pjesa e parë, Partizani-Skënderbeu 0-0

45′ Gjyqtari akordon 1 minutë shtesë.

39′ Batha lëshon një predhë nga distanca, topi grushtohet me vështirësi nga portieri i Skënderbeut.

38′ Progni nga e djatha, hedh një krosim në qendër për Trashin, ky i fundit gjuan me kokë por pa shqetësuar Shehin.

29′ Trashi provon të befasojë në mbrapashpinë duke provuar në krahun e majtë me një gjuajtje të befasishme, por topi përfundon në rrjetën e jashtme.

20′ Mundësi e artë për Skënderbeun, Xhejms Adenij nga brenda zonë ka gjuajtur mbi kuadrat.

18′ Goditje dënimi për Partizanin, provon Trashi, por topi përfundon në duart e Shehit.

15′ Bardhi provon me një goditje të menjëhershme në ecje dhe sipër, topi përfundon mbi kuadrat.

4′ Partizani gjen golin me Prognin, por për gjyqtari kemi të bëjmë me pozicion jashtë loje.

1′ Ka startua takimi, Partizani shkelmon topin e parë nga qendra.

PARTIZANI – SKENDERBEU 0-0

Partizani: Hoxha, Ibrahimi,Atanda, Malota, Kalari, Batha, Vila, Asani, Trashi, Progni, Bardhi. Trajner: Klevis Dalipi

Skënderbeu: Shehi, Taku, Radas, Aliti, Mici, Muzaka, Osmani, Lilaj, Gavazaj, Xhejms, Soue. Trajner: Ilir Daja

Gjyqtar: Eldorjan Hamiti

Protokolli

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"