Mungojnë detajet e fundit, Strakosha pranë transferimit te skuadra e njohur londineze

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 21, 2022 | 14:39

Mungojnë detajet e fundit, Strakosha pranë transferimit te skuadra e njohur londineze

Portieri i Kombëtares shqiptare, Thomas Strakosha është gati t’i thotë “lamtumirë” Lacios pas gjashtë sezonesh.

STRAKOSHA

Gardiani kuqezi është pranë akordit me skuadrën londineze të Fulhamit.

Klubi që siguroi ngjitjen në Premier Ligë ka marrë pëlqimin e portierit shqiptar dhe mungojnë detajet e fundit të këtij operacioni, ku thuhet se 27-vjeçari do të firmosë një kontratë 4-vjeçare.

Strakosha do të përshëndesë kështu Lacion pas 207 prezencave me skuadrën e parë, ku ka arritur të fitojë dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa të Italisë.

Në akademinë e ekipit nga kryeqyteti italian ka fituar kampionatin dhe Kupën.

Aktualisht gjatë këtij sezoni me fanellën bardhekaltër në Serinë A, portieri i Shqipërisë është aktivizuar në total në 22 ndeshje.

BRIAN KRISTO – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"