Mungojnë 3 titullarë, ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Skënderbeut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 9, 2020 | 14:44

Mungojnë 3 titullarë, ja si pritet të rreshtohet Kukësi ndaj Skënderbeut

Trajneri Orges Shehi ashtu si dhe ndaj Vllaznisë i ka të kufizuara mundësitë për përzgjedhjen e lojtarëve, pasi tre lojtarë mjaft të rëndësishëm janë mungesa të sigurta për Kukësin.

Goli i Kukesit

Vasil Shkurtaj, Emiljano Musta dhe Olsi Teqja janë mungesat, ku dy të parët mungojnë për shkaqe dëmtimi, ndërsa Teqja pasi ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë. Abazaj dhe Musolli nuk janë në njëqindpërqindëshin e tyre, por sërish do të luajnë nga minuta e parë dhe natyrisht duke parë rëndësinë e tri pikëve do të japin maksimumin.

Tekniku Shehi u dha këshillat e fundit futbollistëve dhe pret një sukses ndaj ish-ekipit të tij, me të cilin ka fituar 7 tituj kampionë.

kUKESI

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"