Mungesë impenjimi, drejtuesit e Dinamos me “dorë të hekurt”. Largojnë 2 futbollistë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 17, 2019 | 11:37

Mungesë impenjimi, drejtuesit e Dinamos me “dorë të hekurt”. Largojnë 2 futbollistë

Dinamo po ecën mirë në kampionat pas ndryshimit në stol, ku vendin e Mauro Manzonit e ka marrë Fabricio Kamarata. Në tri ndeshjet e fundit blutë kanë marrë 5 pikë, me barazimet me Veleçikun dhe Shkumbinin, si dhe me fitoren me Tërbunin, duke ngjallur kështu shpresat e mbijetesës në Kategorinë e Parë. 

DINAMO

Trajneri Kamarata ka treguar personalitetin e tij, duke e ndryshuar situatën e Dinamos në pak kohë, edhe pse organika e saj është modeste, me lojtarë të rinj në moshë. Ai është munduar të vërë rregull në ekip dhe gazeta mëson ekskluzivisht zhvillimet e fundit. Konkretisht, nga drejtuesit e skuadrës është mbyllur marrëveshja me dy lojtarë, portierin Erkan Spahija dhe sulmuesin Kristjan Prendi.

dinamo

Nga drejtuesit e klubit blu është konfirmuar ky lajm dhe është thënë se gjithçka ka ndodhur për mungesë impenjimi nga ana e dy lojtarëve. Gazeta mëson po ashtu se para ndeshjes me Veleçikun portierit Spahija i është kërkuar të luajë, por ai nuk ka pranuar, duke bërë me dije se ishte i dëmtuar. Edhe me Prendin, sipas burimeve në klub, ka pasur një debat dhe më pas të dyja palët kanë kërkuar ndërprerjen e bashkëpunimit.

Me hapjen e merkatos së dimrit, drejtuesit e Dinamos pritet të ndërhyjnë fuqishëm në organikë, duke marrë në skuadër lojtarë vendës dhe të huaj. Këto ditë ekipin po e ndjek nga afër edhe drejtuesi më i lartë i tij, Marko Pontreli.

 S.Sulozeqi – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"