Mungesa të shumta dhe lojtarë që rrezikojnë sezonin, Dedja me “dhimbje koke” te Vllaniza. Ja si pritet formacioni ndaj Teutës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 28, 2020 | 8:30

Mungesa të shumta dhe lojtarë që rrezikojnë sezonin, Dedja me “dhimbje koke” te Vllaniza. Ja si pritet formacioni ndaj Teutës

Vllaznia sërish me mungesa ndaj Teutës. Vllazninë do ta shoqërojnë sërish mungesat edhe në takimin e sotëm ndaj Teutës. Teknikut Dedja do ti mungojnë tre lojtarë të formacionit të parë. Mungesa të rëndësishme do të jenë ato të mbrojtësit Mevlan Adilit e po ashtu edhe të mesfushorit Hygor Gonçalves. I pari do të mungojë për arsye të numrit katër të kartonëve të verdhë. Ndërsa braziliani Hygor vijon që të jetë i dëmtuar.MOMENTI NE VLLAZNIA BYLIS

Një dëmtim që mesa duket mund të bëjë që mesfushori të rrezikoj mbylljen e sezonit që këtu. Por një tjetër mungesë vijon që të jetë ajo e mesfushorit tjetër Behar Ramadani, i cili mesa duket do të jetë i detyruar që të mbyll këtë sezon. Megjithatë për këtë takim teknikut Dedja i janë rikthyer nga dëmtimi dyshja e mbrojtjes Malota e Marku të cilët pritet që të jenë nga minuta e parë në këtë përballje.

Formacioni Tekniku Dedja do të jetë sërish i kondicionuar për të vendosur për përzgjedhjet për këtë takim. Pasi ka lënë një pjesë të titullarëve pushim në përballjen e Kupës, sot pritet që në fushë të hedhë formacionin më të mirë të mundshëm.

Në portë pritet që të startoj sërish me Sherrin, ndërsa në mbrojtje pritet që të jenë katërshja e përbërë nga Gligorov e Marku në krahë e në qendër pritet që të jenë dyshja Shehi e Malota. Në mesin e fushës pritet të kthehen së bashku në qendër Krymi e Gurishta të cilët do të kenë ndihmën e Krujës. Kapiteni Lika e Sidorenko pritet që të jenë në ndihmë të Zogajt që mund të jetë sërish në majë të sulmit. Megjithatë tekniku Dedja mund të shikoj edhe ndonjë lëvizje tjetër.auto_vllaznia_teuta1574608714

Ekipi që mbrëmë i grumbulluar

Ekipi i Vllaznisë dje ka zhvilluar seancën e fundit stërvitore anti-Teuta. Më pas skuadra është grumbulluar në një prej resorteve të qytetit ku edhe ka kaluar natën para takimit me Teutën.

Formacioni i mundshëm

Në portë: Sherri

Në mbrojtje: Gligorov, Shehi, Malota, Marku

Në mesfushë: Lika, Krymi Gurishta, Kruja, Sidorenko

Në sulm: Zogaj

ADMIR URUÇI – PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"