Mungesa e vetme për duelin në Europë, futbollistët e Partizanit vizitojnë në spital sulmuesin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 30, 2023 | 23:05

Mungesa e vetme për duelin në Europë, futbollistët e Partizanit vizitojnë në spital sulmuesin

Partizani përgatitet për ndeshjen e të martës në Ligën e Konferencës, ku përballë do ët ketë skuadrën e Atletik D’Eskaldes. Pas fitores në ndeshjen e parë, për të kuqtë bëhet gjithçka e me thjeshtë në kthim në “Air Abania”.

partiznai mensah

Skuadrës do i mungojë për këtë duel vetëm sulmuesi Alfred Mensah. Lojtari ka kaluar një apendicit akut gjatë kësaj jave dhe është detyruar që t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale në mesjavë, gjë që do ta lërë atë larg fushave të lojës.

Sot, futbollistin e kanë vizituar edhe shokët e skuadrës. Sota, Buxhelaj, Cara dhe Grezda ishin në spital për të takuar futbollistin, siç tregohet edhe në foton e publikuar nga vetë klubi i kuq, i cili i uronte shërim të shpejtë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"