Mungesa e Nojerit, garë pa rregulla për shiritin e kapitenit mes dy gjermanëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 31, 2023 | 14:30

Mungesa e Nojerit, garë pa rregulla për shiritin e kapitenit mes dy gjermanëve

Gjendja e vështirë e bavarezëve në kampionatin gjerman ka ndikuar edhe në aspekte të tjera, përveç rezultateve. Largimi i trajnerit të portierëve dhe sjelljet e çuditshme të Gnabrit në mes të sezonit duket se i vunë kapak amullisë së shkaktuar në Mynih.

myler kimish

Interesante është se kampionët në fuqi të Bundesligës në takimin hapës të vitit të ri kalendarik, pra në 2023-shin, e prezantuan Joshua Kimish me peshën e liderit (kapitenit), ashtu si edhe ndaj Këlnit, por në sfidën e fundit shiriti ndërroi “pronar”, çuditërisht dhe 33-vjeçari do ta kishte të vendosur në krah, pa asnjë shpjegim të vetëm nga klubi.

Ky detaj përmbledh më së mirë se në çfarë “errësire” kanë hyrë i gjithë kampi i “rekordmenëve”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"