Mungesa e Europës fut në telashe Laçin, kurbinasit duhet të plotësohen nga trajneri te ekipi

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 3, 2023 | 11:18

Mungesa e Europës fut në telashe Laçin, kurbinasit duhet të plotësohen nga trajneri te ekipi

Laçi e mbylli kampionatin e fundit në vendin e pestë, duke mbetur jashtë Kupave të Europës. Kjo mund të konsiderohet si dështim për klubin kurbinas, që ishte mësuar të luante rregullisht në kompeticionet e UEFA-s, madje ta kthente në traditë edhe kalimin e turit të parë në Ligën e Konferencës.

Laci

Pas përfundimit të sezonit, skuadra është shpërndarë dhe për momentin nuk ka asnjë datë fikse nga klubi se kur mund të rikthehet në fushë, për më tepër që nuk do të kenë as angazhime ndërkombëtare këtë verë. Gjasat janë që deri në fillim të korrikut ekipi të jetë pushim absolut, por me drejtuesit të angazhuar maksimalisht në merkato. Dilemat te Laçi janë të mëdha, sepse fillimisht drejtuesit duhet të zgjidhin çështjen e trajnerit. Kampionati u mbyll me Stavri Nicën në krye të pankinës, por durrsaku nuk pritet të jetë në stol për sezonin e ardhshëm.

Presidenti Laska pritet të nisë merkaton me emërimin e trajnerit të ri, e më pas të bëjë afrimet që ka piketuar. Shumë prej lojtarëve janë në skadencë kontrate dhe largimet janë të pashmangshme. Megjithatë, për momentin nuk ka një konfirmim nga ana e klubit. Mundësitë më të mëdha janë që ndërhyrja të jetë e madhe në repartin e mbrojtjes, aty ku të gjithë lojtarët aktualë të prapavijës, rrezikojnë të largohen nga ekipi. Përjashtim mund të bëjë vetëm mbrojtësi i majtë, Rudolf Turkaj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"