Mundësi të reja për tifozët kuqezi, UEFA hedh në shitje bileta të tjera për Europianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 24, 2024 | 15:11

Mundësi të reja për tifozët kuqezi, UEFA hedh në shitje bileta të tjera për Europianin

Këtë muaj UEFA do të hedhë në treg një sasi të vogël biletash të pashitura, të cilat i përkasin sektorit “VIP”.

euro_2024_logo_uefa

Këto bileta nuk janë të përballueshme për publikun e gjerë pasi kanë një çmim të kripur i cili shkon deri në 4500 euro.

Sipas UEFA-s më shumë se 80 për qind e një totali prej 2.7 milionë biletash i kanë shkuar tifozëve të 24 shteteve pjesëmarrëse në Europianin e Gjermanisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"