“Mund të kishim shënuar më shumë”, Gjici: Dua 3-4 fitore radhazi, ja nga cilët lojtarë pres më shumë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 7, 2019 | 18:39

“Mund të kishim shënuar më shumë”, Gjici: Dua 3-4 fitore radhazi, ja nga cilët lojtarë pres më shumë

Presidenti i Kukësit, Safet Gjici, foli për mediat pas triumfit 1-3 të arritur në sfidën ndaj Tiranës, teksa u shpreh i kënaqur me fitoren. Kreu i verilindorëve bën me dije se pret më shumë fitore radhazi të skuadrës së tij dhe shpërthimin e futbollistëve si Abazaj dhe Gavazaj.

Safet Gjici

“Unë besoj që po të kishim barazuar që pjesën e parë do të kishim rezultat akoma më të thellë. Ne brenda objektivit jemi, nuk lëvizim nga objektivi. Pres që Kukësi të marrë 3-4 fitore radhazi që mund të kapim rritmini dhe mos ndalojmë. Mendoj që Kukësi është i kompletuar, të gjithë lojtarët janë në formë, besoj se do të kemi përsëri rezultate pozitive. Uroj që arbitrat mos gabojnë.

Gavazaj sot luajti mirë, edhe pse kishte një rast për ta shënuar. Jo të gjitha rastet shënohen. Gjithsesi luajti mirë. Pres akoma më shumë nga Abazaj dhe Gavazaj, të dalin atje ku kanë qenë si lojtarë. Duhet akoma më shumë sepse kampionati do vështirësohet akoma më shumë. Besoj se do të arrijmë objektivin që kemi venë në fillim”, u shpreh Gjici.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"