“Mund ta fitonim ndeshjen”, Ahmataj optimist: Kemi shpresë për ta çuar skuadrën më lartë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 4, 2020 | 19:15

“Mund ta fitonim ndeshjen”, Ahmataj optimist: Kemi shpresë për ta çuar skuadrën më lartë

Skënderbeu arriti një rezultat pozitiv në transfertë përballë Teutës. Në prononcimin pas ndeshjes, tekniku i skuadrës korçare, Ahmataj, u shpreh i lumtur me paraqitjen e skuadrës së tij, teksa në prononcimin për “Gol pas Goli” u shpreh:

aHMATAJ

“Ishim koshient për vështirësinë e ndeshjes. Teuta skuadër me pretendime dhe me stabilitet. Shumica e lojtarëve te skuadra jonë, e kishin për herë të parë që luanin në Superiore. E prisnim një pjesë të parë jo shumë të mirë. Në pjesën e dytë edhe mund ta kishim fituar ndeshjen.

Zëvendësimet ishin në linjën e parë, për të freskuar linjën e sulmit. Skuadra e vuajti stresin psikologjik që ka Superiorja. Kjo do vijë gradualisht duke u përmirësuar, duke kërkuar më shumë nga vetja dhe skuadra.

Në miqësore kemi shënuar me të gjitha skuadrave, edhe sot shënuam. Mensah u shfaq i lodhur para portës dhe kjo e bëri para portës. Kemi shpresë për ta çuar skuadrën më lartë se sa shihet”, u shpreh Ahmataj.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"