Muçi u hap rrugën shqiptarëve në merkato/ “Sirena” nga kampionati polak për 2 titullarët e Teutës, në listë edhe Ismailgeci me Xhixhën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2021 | 9:02

Muçi u hap rrugën shqiptarëve në merkato/ “Sirena” nga kampionati polak për 2 titullarët e Teutës, në listë edhe Ismailgeci me Xhixhën

Mjafton njëri të shtrojë rrugën dhe të tjerët do ta ndjekin nga pas. I tillë është rasti i Ernest Muçit, i cili me të kaluar në Poloni u ka hapur rrugën shqiptarëve të tjerë. Disa prej talenteve të Superiores, mund të blihen nga skuadra polake.

ernest-muci

Në krye dy lojtarë të Teutës dhe dy të Tiranës që kanë rënë në sy të menaxherëve të skuadrave polake. Sigurisht, si Muçi nuk ka, por polakët shohin se këtë verë mund të ketë të tjera transferime nga Shqipëria.

I pari është Dejvi Bregu. Luan për Teutën dhe ka shumë indikacione se ai do të ketë sezonin më të mirë në karrierën e tij. Redon Xhixha vjet performoi shumë mirë, tani ai ka humbur pak ritmin.

Bregu

Lorenco Vila sipas polakëve ka potencialin për të luajtur në të dy krahët dhe si anësor. Lojtar që e mbyll aksionin, ndërsa para portës këtë sezon ka dalë shpesh duke shënuar gjashtë gola.

festa e golit te vila

Polakët kanë veçuar mbi të tjerët, Marsel Ismajlgecin, i cili sipas tyre ka shumë potencial dhe mund të jetë objektivi i radhës i një prej ekipeve të mëdha të këtij vendi. Deri tani, në 22 ndeshje, ai ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 3 asiste.

Klube nga Kroacia dhe Belgjika janë tashmë rreth tij për ta afruar sa më shpejt në organikën e tyre, mbrojtësin e majtë, ashtu siç pretendojnë edhe polakët. Deri në verë mund të ndodhin shumë gjëra, duke filluar nga ulje-ngritjet e futbollistëve. I sigurt është fakti polakët tani mendojnë të blejnë direkt futbollistë nga kampionati shqiptar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"