Muça titullar pas tri sezonesh, dilema për krahët e mesfushës. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Kukësit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 4, 2019 | 14:05

Muça titullar pas tri sezonesh, dilema për krahët e mesfushës. Ja si pritet të rreshtohet Tirana ndaj Kukësit

Julian Ahmataj konfirmon ndryshimet në formacionin anti-Kukësi. Edhe pse trajneri i Tiranës është munduar që të fshehë skuadrën që do të luajë të shtunën, duke përzier lojtarët, sërish është kuptuar. 

ahmataj tirana

Me mungesat e Osmanit dhe Dungës do të ketë disa ndryshime në skuadër. Ndryshimet vijnë pas ndeshjes me korçarët, ku pati kritika të forta nga ana e drejtuesve të skuadrës dhe në veçanti të presidentit Refik Halili për sistemin me të cilin u luajt kundër Skënderbeut.

MBROJTJA – Ndryshimet më të mëdha do të jenë në repartin e mbrojtjes. Pas më shumë se tri sezonesh, pritet të aktivizohet nga minuta e parë në qendër të mbrojtjes Gentian Muça.

gentian muca

Mbrojtësi ka kaluar shumë probleme, por tani është gati për të qenë titullar te bardheblutë. Doka, me sa është kuptuar, nuk ka mundur ta fitojë balotazhin me Vangjelin. Hoxhallari do të jetë qendërmbrojtësi tjetër, ndërsa majtas do të aktivizohet Ismajlgeci.

 MESFUSHA – Ky repart do të ketë ndryshim rrënjësor me Çelhakën dhe Bathën, që kthehen të luajnë nga minuta e parë. Kale, Torasa ishin dje mesfushorët e krahëve, ndërsa Halili dhe Kobina alternativat deri sekondën e fundit para Kukësit.

SULMI – Në sulm është e sigurt që luan Majkëll Ngo dhe Edon Hasani. Dyshja kthehet sërish të luajë bashkë pas sezonit të shkuar që shkëlqeu në fushë dhe shënoi një duzinë golash. Duhet pranuar se në sfidën e fundit ka qenë një katastrofë e vërtetë, sepse së bashku me golin, Tirana ka bërë vetëm tri gjuajtje në portë. Një shifër e frikshme, duke pasur parasysh se deri dje skuadra shënonte pafundësisht gola.

Muca

KARTONËT – Julian Ahmataj i ka këshilluar lojtarët e tij që të mos marrin kartonë në ndeshjen me Kukësin. Agustin Torasa, Jurgen Çelhaka, Elton Kale, Majkëll Ngo, Grent Halili janë futbollistët që rrezikojnë të mos luajnë në ndeshjen më të rëndësishme të fazës së dytë. Secili prej këtyre futbollistëve, nëse luan me Kukësin dhe ndëshkohet me karton të verdhë, humbet ndeshjen e madhe, derbin me Partizanin.

Vllaznia-Tirana

Bardheblutë duhet të kenë kujdes që të mos marrin kartonë, sepse humbasin debutimin në “Air Albania”. Dy pikë plus është Kukësi mbi Tiranën. Nënkampionët e Shqipërisë janë të dytët në kampionat, duke treguar që së bashku me Partizanin janë pretendentë për titullin kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"