MOVIOLA| Vllaznia-Partizani/ Shkodranëve u mohohet një penallti, goli i Çinarit i rregullt

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 20, 2019 | 12:47

MOVIOLA| Vllaznia-Partizani/ Shkodranëve u mohohet një penallti, goli i Çinarit i rregullt

Vllaznia-Partizani ishte vlerësuar si kryendeshja e javës dhe për këtë arsye takimi u gjykua me 6 gjyqtarë në fushë, me kryesor Andi Koçin e Kolegjiumit të Durrësit.

andi koci vllaznia partizani

Përpos vëmendjes së kushtuar nga federata, rastet e dyshimta dhe për moviolë nuk munguan. Kontestime ka pasur nga të dyja skuadrat për mosdhënie kartonësh, ku në një rast u pretendua për faljen kartonit të dytë të Brojës, por përsëritjet e rasteve i dhanë të drejtë gjyqtarit.

Në minutën e 16-të pati pretendime nga vendësit për një prekje të topit në zonë nga mbrojtja mike, pas gjuajtjes së Shtubinës. Rasti ishte i dyshimtë, por arbitri e vlerësoi lojë të rregullt.

Momenti më i dyshimtë i takimit u regjistrua në minutën e 64-t. Gurishta, nga një rivierë anësore, me duar e hedh topin në zonën e Partizanit te Lika, që ishte mes Boldorit dhe Telushit. Të tre u ngritën në ajër për ta kapur topin, por ishte Lika ai që e preku dhe sfera nuk shkon nga porta, por nga shpina e Telushit duke u ndalur në krahun e hapur të vlonjatit. Arbitri vijon lojën, por ka gabuar me vendimin e tij duke i mohuar një penallti Vllaznisë, pasi prekja e topit me dorë është e dukshme.

Edhe Partizani pretendoi në të 85-ën për një penallti të padhënë. Bardhi shërben në zonë te Mala, por në dyluftim me Krymin rrëzohet në fushë. Gjyqtari vijon lojën, duke mos e vlerësuar si 11-metërsh. Rast i dyshimtë. Kontestime pati nga shkodranët për golin e Çinarit, pasi pretendohej se sulmuesi i Partizanit ishte në pozicion jashtë loje. Përsëritjet i dhanë të drejtë anësorit Bregasi, pasi Çinari nuk ishte i avancuar.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"