MOVIOLA/ Përballje spektakolare në “San Siro”, por arbitri e bën baltë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 27, 2020 | 18:07

MOVIOLA/ Përballje spektakolare në “San Siro”, por arbitri e bën baltë

Menaxhim për t’u harruar ai i Piero Xhakomelit në sfidën e djeshme mes Milanit dhe Romës. Më shumë sesa shpërndarja e kartonëve, sjellja e arbitrit është e kritikueshme në vendimet kyçe, siç ishin penalltitë.

ibrahimovic.milan.tacco.kumbulla.roma.2020.21.750x450

Fillimisht në minutën e 80-të jep 11-metërsh për shkak të ndërhyrjes së Benaserit ndaj Pedros, ndërkohë që është ky i fundit i cili shkakton faull. Xhako- meli nuk pranon të konsultohet me VAR-in dhe nuk e ndryshon mendimin e tij.

Po aq i dyshimtë edhe sanksioni në dëm të Romës tetë minuta më pas. Mançini ndërhyn ndaj Çalhanoglusë, por prekja është tepër e lehtë, teksa turku thekson rrëzimin duke “mashtruar” ndoshta arbitrin që përsëri nuk konsulton pamjet dhe akordon 11- metërsh teksa të gjithë lojtarët miq shohin njëri-tjetrin të habitur.

Rast i dyshimtë ishte edhe ai në minutën e 20-të të sfidës në “San Siros”, kur Ibra godet topin me thembër dhe topi shkon në dorën e 20-vjeçarit Kumbulla. Por, edhe pse Ibra ka kërkuar penallti për kuqezinjtë, gjyqtari i takimit Xhakomeli veproi saktë pasi fillimisht topi prek trupin e Kumbullës dhe më pas prek dorën e tij.

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"