MOVIOLA| Luftëtari-Tirana/ Shahini nuk gabon, tre penalltitë ishin të sakta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 8, 2020 | 17:16

MOVIOLA| Luftëtari-Tirana/ Shahini nuk gabon, tre penalltitë ishin të sakta (VIDEO)

Ndeshje shumë e mirë për treshen Klodian Shahini, Ilir Tartari, Herald Lisaku. Edhe pse gjyqtari ka dhënë tri penallti, ka rezultuar se vendimet e tij kanë qenë të drejta dhe të pakontestueshme. Ka falur vetëm në fillim të lojës Hasanin dhe Ngonë nga ndonjë karton i verdhë, por ama vetëm kaq…

Shahini, Tirana-Luftetari

Minuta e 25-të: Luftëtari pretendon për një penallti pas një prekjeje të topit me dorë të Muçës. Pamjet filmike tregojnë se mbrojtësi i Tiranës e ka pasur dorën të ngjitur me trupin. Vendim i drejtë i gjyqtarit.

38′-Penallti për Tiranën: Stiven Puci pengon Kalenë në zonë, për gjyqtarin nuk ka dyshime, është penallti. Pamjet janë të qarta. Gjyqtari nuk gabon. Minuta e 45-të: Vangjelit i anulohet një gol pas faullit të Ngosë në zonë. Vendim i drejtë i gjyqtarit Shahini, pasi ishte faull ndaj Kukajt.

Minuta e 52-të: Lala ndërhyn ndaj Halilit në zonë, gjyqtari vazhdon lojën, por ekziston ekstremiteti i një penalltie.

Minuta e 64-t: Penallti për Tiranën, sepse Kukaj prek në mënyrë të pakuptimtë topin. Nuk ka dyshime për 11-metërshin. Vendim i drejtë i gjyqtarit. .

Minuta e 73-të: Halili hyn në thellësi, del i vetëm para Shalës, godet, grushton portieri që më pas pengon sulmuesin bardheblu dhe penallti. Pamjet i japin të drejtë gjyqtarit të takimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"