Moviola Laçi-Skënderbeu/ Daja i vendosur, s’ka penallti për korçarët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 8, 2018 | 23:22

Moviola Laçi-Skënderbeu/ Daja i vendosur, s’ka penallti për korçarët

Ndeshja e djeshme e gjykuar nga kryesori Juxhin Xhaja ka pasur disa momente që janë kontestuar nga skuadrat. Në të 28-ën, Altiparmakovski nis një kundërsulm dhe driblon portierin, por rrëzohet dhe kërkon të kuq për Teqjan. Në fakt, Xhaja me të drejtë është i vendosur për ta ndëshkuar me të verdhë për simulim.

Xhaja

Në të 35-ën, Gripshi futet në zonë dhe kërkon të driblojë, por sfera përplaset në dorën e Gjonit që rrëzohet. Prekje e pavullnetshme dhe kryesori vijon lojën, duke u shpjeguar korçarëve se bëhej fjalë për dorë në pozicion natyral  dhe më së shumti, një prekje e pavullnetshme e topit me dorë nga ana e mbrojtësit Gjoni.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"