Moviola Laçi-Erzeni/ VAR-i shpëton arbitrin, por ka dyshime

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 21:32

Moviola Laçi-Erzeni/ VAR-i shpëton arbitrin, por ka dyshime

Penallti të akorduara dhe të anuluara, por edhe dyshime për të tjera të padhëna. Laçi-Erzeni nuk ishte thjesht një ndeshje që prodhoi shumë gola, por edhe raste me bollëk për moviolë.

bandicam 2023-08-27 18-40-47-704

Arbitër kryesor në këtë takim ishte Dorian Maletaj, ndërsa Olsion Yzeiraj në sistemin VAR. Ankesat nga kurbinasit ishin prezente për rastet e penalltive.

2’ Qato fut një top në zonë, Kacbufi nuk merret vesh me portierin Xhika dhe përfiton Sobovale, që fut këmbën te “sfera” dhe rrëzohet. Arbitri Maletaj akordon penallti për Laçin. Mirëpo, sinjalizohet nga sistemin VAR dhe shkon të shikojë rastin. Kryesori anulon gjithçka, pasi ndërhyrja e portierit Xhika ishte e rregullt.

54’ Sobovale del i vetëm me portierin Xhika, driblon këtë të fundit dhe më pas rrëzohet në zonë. Arbitri vijon lojën, duke qenë i bindur se nuk kemi të bëjmë me penallti. Sistemi VAR nuk ndërhyn, ndërsa pamjet filmike i japin të drejtë arbitrit, pasi sulmuesi i Laçit është rrëzuar në ecje e sipër dhe jo prej kontaktit me kundërshtarin.

86’ Meçja futet në driblim brenda zonës mes mbrojtësve Dajko dhe Marku, por ky i fundit i ndërhyn dhe sulmuesi i Erzenit rrëzohet. Arbitri akordon direkt penallti, ndërsa edhe VAR-i i jep të drejtë. Te Laçi kundërshtojnë penalltinë.

PANORAMASPORT.AL

VIDEO/ Dramë me gola spektakolarë, VAR dhe penallti! Laçi dhe Erzeni ndajnë pikët me 6 rrjeta të tundura

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"