VIDEO/ Dramë me gola spektakolarë, VAR dhe penallti! Laçi dhe Erzeni ndajnë pikët me 6 rrjeta të tundura

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2023 | 0:12

VIDEO/ Dramë me gola spektakolarë, VAR dhe penallti! Laçi dhe Erzeni ndajnë pikët me 6 rrjeta të tundura

Laçi dhe Erzeni kanë ndarë pikët në ndeshjen e parë të sezonit të Superiores.Collage Maker-27-Aug-2023-03-39-PM-4263

 Të parët që kaluan në avantazh ishin kurbinasit në minutën e 17’ me Sobovalen. Më pas Mihana riktheu baraspeshën me një gol spektakolarë. Në të 30’ Barjamaj kaloi sërish në avantazh vendasit dhe kështu u mbyll pjesa e parë.

Në të dytën, Ujka shënoi golin e tretë për Laccin duke festuar edhe ditëlindjen e tij të 25-të. Teksa dukej se dueli do të mbyllej në favor të vendasve, Mihana shënoi golin e tij të dytë personal. Në të 88’ Kahrimanoviç vulosi sfidën nga pika e bardhë e penalltisë.

Kështu të dyja ekipet ndahen në paqe në ndeshjen e parë.

LAÇI 3-3 ERZENI

17′ Sobovale, 30′ Barjamaj, 62′ Ujka/ 21′, 81′ Mihana, 88′ Kahrimanoviç

NGJARJET KRYESORE

90’+8′ Mbyllet dueli, ekipet ndajnë pikët.

90′ Akordohen 7 minuta shtesë.

89′ Kahrimanoviç ndëshkohet me të verdhë për festën me tifozët pas golit.

 88’ GOOOL ERZENI 3-3! Rikthehet baraspesha, Kahrimanoviç nuk gabon nga pika e bardhë e penalltisë (SHIH VIDEON)

86’ Marku rrëzon Meçjan në zonë, akordohet 11-metërsh.(SHIH VIDEON)

81’ GOOOL ERZENI 3-2! Pas një rrëmuje në zonë, Kacbufi i jep asist Mihanës, ky i fundit gjen golin e dytë për ekipin e tij. (SHIH VIDEON)

77’ Largohet Barjamaj, në lojë futet Stiven Bibo.

76’ Ndërhyn ndaj Meçjas, Marku ndëshkohet me karton të verdhë.

74’ Barjamaj gjuan drejt portës, por Sadiki ndodhet në vendin e duhur për ta bllokuar topin.

72’ Geci ndërhyn ashpër ndaj Osmanllarit, arbitri e ndëshkon me të verdhë.

68′ Sobovale lë fushën e lojës, ka minuta edhe për Myrtajn.

62′ GOOOL LAÇI 3-1! Barjamaj i jep asist, Ujka e kthen në gol me kokë. Ia dedikon trajnerit të tij Stavri Nicës (SHIH VIDEON)

61′ Largohet Zeka, në lojë futet Kristi Kote.

59’ Spahiu gjuan me të djathtën, topi shkon mbi kuadrat dhe përfundon jashtë.

58’ Manellari godet drejt portës, nuk ka asnjë vështirë për Xhikën.

57’ Kahrimanoviç gjuan nga anësorja, pas një rrëmuje në zonë Ujka e dërgon topin në duart e Dajsinanit.

54’ Sobovale është rrëzuar brenda zonës, arbitri vijon lojën (SHIH VIDEON)

52’ Sobovale niset drejt portës me shpejtësi, por Sadiki arrin ta frenojë.

46′ Nis pjesa e dytë! Tresa largohet, Spahiu futet në lojë.

45’+7′ Mbyllet pjesa e parë e sfidës!

45’+6′ Ndërhyn ndaj Tresës, Sadiki është i ndëshkuari i parë me kartonin e verdhë në këtë duel.

45’+3’ Zeka tenton të befasojë Dajsinanin me një top të gjatë, por topi shkon jashtë. (SHIH VIDEON)

45′ Akordohen 5 minuta shtesë.

43’ Peposhi humbet një mundësi të artë shumë pranë portës, kapiteni nuk arrin të shënjtestrojë si duhet. (SHIH VIDEON)

42’ Kahrimanoviç provon nga goditja standarte por Dajsinani bën një pritje të mirë. (SHIH VIDEON)

39’ Meçja i nxjerr një top të mirë në zonë Mihanës, por ky i fundit nuk arrin ta kuptojë dhe shkon jashtë.

30’ GOOOL LAÇI 2-1! Ujka asiston me kokë, Barjamaj nuk fal dhe shënon golin e dytë për ekipin e tij (SHIH VIDEON)

28’ Tresa provon goditjen qëndrore, nuk ka vështirë për Xhikën pasi topi i shkon në duar.

26’ Barjamaj tenton të avancojë me topin përpara, Kahrimanoviç arrin ta mbyllë si duhet.

21′ GOOOL ERZENI 1-1! Festa e kurbinasve nuk zgjat shumë, Mihana rikthen baraspeshën me një supergol (SHIH VIDEON) (VIDEOJA 2)

17’ GOOOL LAÇI 1-0! Pas një gjuajte nga këndi, topi shkon në zonë dhe Sobovale shkund rrjetën e Xhikës (SHIH VIDEON)

15’ Osmanllari gjuan nga anësorja drejt zonës, Qato largon topin me shpejtësi.

11’ Ujka tenton të krosojë topin në zonë, Sadiki largon rrezikun.

8’ Qato provon nga goditja e lirë, por topi largohet nga mbrojtja shijakase (SHIH VIDEON)

4’ Arbitri shkon tek VAR-i për të shikuar momentin dhe më pas ndryshon vendimin, anulon penalltinë (SHIH VIDEON)

2’ Xhika i ndërhyn Sobovales në zonë, arbitri akordon 11-metërsh (SHIH VIDEON)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

LAÇI: Dajsinani, Barjamaj, E. Marku, Dajko, Geci, Manellari, Qato, Kryeziu, Ujka, Tresa, Sobovale

Trajner: Stavri Nica

ERZENI: Xhika, Kacbufi, Selmani, Sadiki, Osmanllari, Maliqi, Kahrimanoviç, Peposhi, Zeka, Meçja, Mihana

Trajner: Alfred DeliallisiWhatsApp Image 2023-08-27 at 16.27.59

c87d9974-187d-4e11-8255-95e25b8bd3d4 2485b18c-819a-4443-bcab-8657be246785

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"