Moviola Kukësi-Vllaznia/ Balaj pretendon penallti, VAR-i “skuq” Endri Reçin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2023 | 22:34

Moviola Kukësi-Vllaznia/ Balaj pretendon penallti, VAR-i “skuq” Endri Reçin

Në takimin mes Kukësit dhe Vllaznisë ka pasur dy momente për moviolë, teksa kryesor në këtë ndeshje ka qenë Florian Lata, me asistentët Gjoka dhe Kasa, ndërsa në VAR, Andi Koçi.

Vllaznia

9’ Bekim Balaj rrëzohet në zonë pas një këndoreje, por vazhdon lojën gjyqtari. Sulmuesi shkon t’i kërkojë llogari, ndoshta për të pretenduar 11-metërsh. Moment i dyshimtë, por që kalohet edhe pa ndërhyrjen e VAR-it.

43’ Endri Reçi ndërhyn ashpër ndaj Çeshmedjievit, me gjyqtarin që vijon lojën dhe pas përfundimit të aksionit i jep të verdhin. Thirret nga VAR-i dhe më pas e ndëshkon me të kuq. Mbrojtësi ka ngritur takën ndaj kundërshtarit dhe duket se pamjet i japin të drejtë kryesorit, që korrigjon ngjyrën e kartonit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"