Moviola Kukësi-Partizani/ Gjykon Myrtja, dy momente të dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 21, 2024 | 21:05

Moviola Kukësi-Partizani/ Gjykon Myrtja, dy momente të dyshimta

Ndeshja e djeshme çerekfinale e Kupës së Shqipërisë mes Kukësit dhe Partizanit në “Kukës Arena” u gjykua nga kryesori Indrit Myrtja. Në këtë përballje ishin dy raste te dyshimta për penallti, ku VAR-i dhe Myrtja duket se kanë marrë vendimet e duhura.

Myrtja Kukesi-Partizani

22′ Rrapaj pengohet nga Da Mota në limitet e zonës së rreptësisë. Gjyqtari vijon lojën, i ndodhur fare pranë aksionit. Duket një moment i dyshimtë, pasi kontakti nuk mungon, ndërkohë që nuk ndërhyn as VAR. Duket sikur kontakti ka ndodhur jashtë zonës.

74′ Kukësi pretendon për penallti, për një prekje të topit me dorë nga Sota pas një krosimi. Arbitri vijon fillimisht lojën dhe pret njoftimin nga VAR, ku merr edhe konfirmimin për të vazhduar lojën.

Pamjet tregojnë se Sota e ka prekur fillimisht topin me kokë e më pas i është përplasur në dorë. Në këto raste nuk akordohet 11-metërsh.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"