Moviola Juve-Roma/ Orsaton e masakrojnë në Itali: Shembull i keq për brezin e ri (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2021 | 9:56

Moviola Juve-Roma/ Orsaton e masakrojnë në Itali: Shembull i keq për brezin e ri (VIDEO)

Sfida midis Juves dhe Romës u mbyll me fitoren e bardhezinjve në një ndeshje të mbushur me polemika.

murinjo orsato

Të gjithë flasin për gabimin e bërë nga arbitri Daniele Orsato i cili i dha një penallti Romës në pjesën e parë, ndërkohë që verdhekuqtë kishin vazhduar avantazhin dhe sapo kishin shënuar.

Një rast i paprecedentë ky i cili i jep përparësi skuadrës që ka pësuar golin, pasi më vonë Shezni e priti penalltinë. Si mos të mjaftonte kjo, Orsatos i publikohet në bisedë në tunelin e stadiumit me Kristanten ky i thot: ‘’Pse unë e kam fajin që ju humbisni penalltinë’’.

Në Itali kanë vërshuar në lumë kritikash për arbitrin i cili nuk është hera e parë që ngjall polemika. Mediat kanë shkuar më tej duke e cilësuar ‘’si shembull të keq për brezin e arbitrave të rinj’’, Orsaton i cili mund të marrë dhe një ndëshkim nga federata për veprimet e tij.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"