MOVIOLA| Finalja e Kupës/ Arbitrim i mirë nga Hamiti, dy raste të dyshimta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 13:23

MOVIOLA| Finalja e Kupës/ Arbitrim i mirë nga Hamiti, dy raste të dyshimta

Në ndeshjen e djeshme ishin caktuar që të kishte edhe arbitra pas porte dhe arbitrimi ishte i mirë. Finalja e Kupës së Shqipërisë, gjykuar nga kryesori Eldorian Hamiti, ka pasur dy momente të dyshimta.
teuta
I pari për një karton të verdhë, teksa u duk e çuditshme për adresimin e ndëshkimit dhe momenti i dytë ishte një momenti i dyshimtë që mund të vërshëllehej për bardheblutë si penallti. Ja rastet e dyshimta:

43′ Hebaj kërcen rrezikshëm me takë ndaj Sidibesë, por kryesori ndëshkon me të verdhë lojtarin e Tiranës dhe jo atë të Teutës. Për këtë, proteston edhe Emanuel Egbo tek arbitrat.

71′ Gjuajtje e fortë në drejtim të portës së Teutës, pret Frashëri dhe sfera brenda zonës vë në dyluftim Torasën dhe Çyrbjen. Argjentinasi i Tiranës rrëzohet brenda zonës pas ndërhyrjes së Çyrbjes, moment i dyshimtë për penallti të paakorduar në favor të Tiranës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"