Moviola e Vllaznia-Teuta/ Dy penallti dhe një karton i kuq, Jorgji bën gjykim model

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2022 | 9:35

Moviola e Vllaznia-Teuta/ Dy penallti dhe një karton i kuq, Jorgji bën gjykim model

Në duelin Vllaznia-Teuta, e përfunduar me shifrat 4-0 për vendësit kishte disa episode. Kjo ndeshje ishte përcaktuar që të gjykohej nga një treshe arbitrash nga Elbasani, me Enea Jorgjin si kryesor dhe asistentët Mahmuti dhe Muxhaqi. Sa i përket rasteve, u akorduan dy penallti dhe një karton i kuq. Ndërkohë mund të thuhet se Jorgji ka gjykuar në një mënyrë perfekte, pasi nuk ka gabuar në asnjë moment.

bandicam 2022-12-22 17-24-25-675

36’ Penallti për Vllazninë ku Jazxhi ndërhyn ndaj Esat Malës. Jorgji nuk mendohet dy herë dhe akordon penallti. Vendim i drejtë.

71’ Sërish Mala dhe këtë herë ndërhyrja vjen nga Çyrbja. Jorgji e jep faull jashtë zone fillimisht, por më pas sinjalizohet se kontakti ka qenë brenda në zonë. Vendim i drejtë sërish.

76’ Episodi i tretë është kartoni i kuq për Blerim Kotobellin. Vendim i drejtë i gjyqtarit të FIFA-s, pasi mbrojtësi luan lojë të rrezikshme gjatë kërcimit në ajër dhe për këtë nuk proteston, por pranon kartonin e kuq.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"