Moviola e Shqipëri-Izrael/ Anulohen penallti dhe gol, VAR-i “ndihmon” miqtë (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 11, 2022 | 14:46

Moviola e Shqipëri-Izrael/ Anulohen penallti dhe gol, VAR-i “ndihmon” miqtë (VIDEO)

UEFA kishte dërguar në Tiranë për Shqipëri-Izrael gjyqtarë nga Portugalia. Kryesor ishte Tiago Martins, ndërsa në sistemin VAR, Zhoao Pinheiro.

VR

Arbitrat në fushë dhe ata në teknologji patën shumë punë, teksa u anulua një penallti dhe një gol për kuqezinjtë. Ja të gjitha rastet e ndeshjes së mbrëmshme në stadiumin “Air Albania”.

19’-20’ Broja shërben tek Uzuni brenda zonës, që tenton të driblojë mbrojtësin Miguel Vitor, por ky i fundit e shtyn me duar dhe Shqipëria kërkon penallti. Arbitri portugez vazhdon lojën, ndërsa VAR-i nuk ndërhyn. Një rast shumë i dyshimtë, por me gjyqtarët në fushë dhe ata në teknologji, që e interpretojnë si ndërhyrje të rregullt. Në vijimin e aksionit, është sërish Uzuni që rrëzohet në zonë pasi driblon Miguel Vitorin. Gjyqtari jep direkt penallti dhe ndëshkon me karton të verdhë mbrojtësin izraelit. Por, pas dy minutash, e shikon rastin në VAR dhe kthen gjithçka. Pra, anulon penalltinë për Shqipërinë dhe heq kartonin e verdhë ndaj mbrojtësit izraelit.

45+2’ Balliu futet në zonë pasi ul një top me gjoks dhe në momentin që kërkon të pasojë, shtyhet me duar nga Jaber. Arbitri akordon direkt penallti për Shqipërinë dhe VAR e konfirmon më pas.

75’ Gjasula kroson në zonë, topi devijohet nga Uzuni dhe më pas Hysaj gjuan fluturimthi me të djathtën, duke barazuar shifrat. Arbitri kryesor anulon golin për prekje të topit me dorë nga Uzuni, por më pas ndërhyn sistemi VAR. Gjithçka anulohet për pozicion jashtë loje të Hysajt në momentin që devijohet topi nga Uzuni.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"