Moviola e Laçi-Teuta/ Raste të dyshimta, VAR-i i zgjidh edhe me… vonesa (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 22, 2022 | 9:34

Moviola e Laçi-Teuta/ Raste të dyshimta, VAR-i i zgjidh edhe me… vonesa (VIDEO)

Laçi-Teuta u gjykua nga arbitra nga kryeqyteti, ku kryesor ishte ndërkombëtari Juxhin Xhaja, i cili në shumë raste nuk e ndëshkoi lojën e rëndë të të dyja ekipeve.

VR

Rastet për moviolë nuk munguan në këtë takim, por duket se VAR-i dhe gjyqtarët i zgjidhën drejt momentet.

21’ Adeleke arrin t’i shpëtojë mbulimit të Jazxhit në zonë, por në fund mbrojtësi ndërhyn gabim duke e rrëzuar sulmuesin e Laçit. Gjyqtari Xhaja nuk heziton dhe akordon penallti, që konfirmohet shpejt edhe nga VAR-i. Vendim i drejtë.

45+2’ Durrsakët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Velkoski në zonë, por nuk ka penallti. Dora ka qenë në pozicion natyral dhe pasi ka rënë në trup ka prekur lehtë edhe dorën e djathtë. Gjyqtari dhe VAR-i vijojnë lojën. Vendim i drejtë.

66-70’ Lorenco Vila shërbehet në hyrje të zonës së Laçit dhe më pas gjuan drejt portës. Topi nuk ndalet mirë nga portieri Dajsinani dhe kthehet pas. Roganoviç në tentativë për ta larguar topin e përplas te këmba e Jazxhit dhe “sfera” përfundon në rrjetë.

Goli i Teutës mori rreth 4 minuta kohë për t’u verifikuar, pasi dyshohej për pozicion jashtë loje. Në fund VAR-i e quan gol. Rasti qe i vështirë dhe kompleks, ndaj edhe mori kohë, pasi fillimisht u sqarua pozicioni i Vilës kur mori topin dhe në fund i Jazxhiut, që dukej se po përfitonte nga një pozicion i parregullt, por topin në këtë rast durrsakut ia ka përplasur në këmbë mbrojtësi i Laçit.

Ndaj, gol i rregullt dhe vendim i drejtë, ndonëse mori shumë kohë nga VAR-i.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"