Moviola e Kukësi-Tirana/ VAR-i shpëton Latën, por penalltitë ishin të sakta (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 5, 2024 | 9:15

Moviola e Kukësi-Tirana/ VAR-i shpëton Latën, por penalltitë ishin të sakta (VIDEO)

Kukësi – Tirana ishte një ndeshje me shumë raste të diskutuara dhe vetëm VAR-i shpëton gjyqtarin në dy momentet e akordimit të penalltisë. “Panorama Sport” evidenton plot shtatë raste të diskutueshme në këtë përballje.

GDFG

MINUTA E 10-të: Momenti i parë i diskutueshëm do të vinte në minutën e dhjetë të sfidës. Lushkja ka një dyluftim në zonë me Dragoshin për të larguar topin dhe mbrojtësi i Kukësit rrëzohet në zonë. Gjyqtari akordon faull për Tiranën, ndërsa vendasit pretendojnë penallti. Duket një vendim i drejt i Florian Latës, edhe pse kuksianët protestojnë. (VIDEO)

MINUTA E 14-të: Meta ndërhyn si lojtar i fundit ndaj Lleshit dhe rrezikon kartonin e kuq, por më herët Lata akordon faull në sulm. Nga pamjet duket një vendim i drejtë, sepse është lojtari i Kukësit që i merr topin duke e shtyrë.

MINUTA E 33-të: Asistenti i dytë, Alfred Shkreta, ngre flamurin për një pozicion jashtë loje të Salamit, i cili po i drejtohej portës. Lata e sheh dhe “injoron” asistentin duke vijuar lojën dhe vetëm pasi e ndal Najdovski, akordon pozicionin jashtë loje. Me rregulloren e re dhe me VAR-in në tribunë, aksioni duhej lejuar dhe asistenti ka gabuar, por e korrigjon kryesori.

MINUTA E 47-të: Moment i diskutueshëm për penallti. Pas njëkrosimi nga këndi, kuksianët pretendojnë për një prekje të topit me dorë nga Latifi, por kryesori vijon lojën. Merr edhe konfirmimin nga VAR që të vijojë dhe ngapamjet që serviren duket një vendim i drejtë, pasi nuk ka prekjeme dorë. (VIDEO)

MINUTA E 66-të: Tirana pretendon për penallti për prekje tëtopit me dorë të Dragoshit pasgoditjes së Përgjonit. Gjyqtari vijon fillimisht lojën dhe akordongoditje nga këndi. Më pas e shehrastin në VAR dhe ndryshon mendim, duke dhënë penallti me të drejtë. (VIDEO)

MINUTA E 84-rt: Kuksianët pretendojnë penallti për një faull me dorë të Najdovskit pas krosimit të Salamit. Vijon lojën gjyqtari dhe nuk thirret as nga VAR. Pamjet tregojnë se nuk ka prekje të topit me dorë. (VIDEO)

MINUTA E 85-të: Patrik në dyluftim me Lalën në zonë rrëzohet, pasi merr një goditje. Vijon loja fillimisht, por Lata thirret në VAR dhe akordon penallti, pasi risheh pamjet. Duket që sulmuesi prek topin i pari dhe fiton kohën ndaj mbrojtësit, i cili e godet në këmbë. (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"