Moviola/ Arbitri dhe VAR e bëjnë “baltë”, mungojnë dy penallti në Juventus-Napoli

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 8, 2021 | 23:01

Moviola/ Arbitri dhe VAR e bëjnë “baltë”, mungojnë dy penallti në Juventus-Napoli

Pjesa e parë e gjykuar nga arbitri Mariani ishte thjesht e turpshme, duke parë dy raste të cilat ndikuan negativisht në dy momente të ndryshme të ndeshjes  mes Juventusit dhe Napolit, për secilën prej skuadrave. Por, ajo çfarë habiti më shumë është fakti se si VAR nuk kërkoi që kryesori të paktën të rishikonte momentet në monitor, duke kushtëzuar jo pak sfidën.

3025110-62057928-2560-1440

MINUTA 34 – Kieza stopon dhe pason topin mbi vijën fatale, ndërsa Lozano me një shpejtësi skëterrë e merr me vete sulmuesin e Juves. Arbitri Mariani jo vetëm që lejon avantazhin, por nuk pranon as ndihmën e VAR-it. Nga pamjet e përsëritura, ky episod ishte një penallti e kristaltë për Juventusin, në një moment të ndeshjes që mund të dërgonte shifrat në 2-0 dhe ndoshta mbyllte edhe duelin.

MINUTA 45 – Ndërkohë, teksa të gjithë prisnin vërshëllimën, pas një rrëmuje në zonën bardhezi Zielinski driblon këdo që i del përpara, ndërsa Sandro e jep një goditje, e cila qoftë edhe pse e lehtë, i prish ekuilibrin mesfushorit polak. Edhe në këtë rast, Mariani me shumë siguri lejon avantazhin dhe VAR-i sërish hesht, ndonëse edhe në këtë rast duhej treguar pika e bardhë, për 1-1 të mundshëm.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"