MOSHAT U-19/ Vllaznia s’fal, hap fals i Teutës. Shkëlqen Tirana, Partizani bie në Shkodër

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 25, 2020 | 19:17

MOSHAT U-19/ Vllaznia s’fal, hap fals i Teutës. Shkëlqen Tirana, Partizani bie në Shkodër

Kategoria Superiore për moshat U-19, luajti ndeshjet e javës së dhjetë. “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:

VLLAZNIA u19

 

Shkodranët, përmbysje e çmendur

SKEDA11

Vllaznia ka fituar me përmbysje ndaj Internacionalit, në një ndeshje që u bë shumë e bukur edhe për meritë të miqve. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, pasi kryeqytetasit ishin të vendosur mirë në fushë dhe lanë pak hapësira. Nga ana tjetër, të besuarit e Luan Zmijanit, edhe pse qarkulluan shumë topin, nuk ditën të finalizonin aksionet drejt portës mike. Kësisoj, pjesa e parë u mbyll pa gola. Pas pushimit mendohej një Vllazni më e karikuar, por Internacionali befasoi shkodranët në minutën e 51-të. Rushiti kaloi në avantazh ekipin mik, duke tronditur jo pak kuqeblutë. Megjithatë, të rinjtë shkodranë gjetën forca dhe ia dolën të barazonin në minutën e 70-të me anë të Pjeshkës. Ky gol u jep zemër vendësve, që pas shumë përpjekjesh kalojnë në avantazh me Muliun në minutën e 82-të. Internacionali shpërfytyrohet në fund dhe pëson edhe golin e katërt. Këtë herë është Nikaj që vulos triumfin 3-1 të shkodranëve kryesues. ADMIR URUÇI

Tirana feston në Durrës

 

 

SKEDA12

Tirana ka shkëlqyer ndaj Shkëndijës, duke marrë tri pikë të arta në këtë takim të fundit për këtë vit. Pjesa e parë ka qenë e ekuilibruar, por me miqtë që realizuan të parët me anë të Balit në minutën e 39-të. Ndërkohë, në pjesën e dytë në skenë del Meçuli, i cili shkëlqen duke realizuar dy herë. Gjithçka u mbyll me fitoren 0-3 të bardhebluve. ZAMIR QYPI

Suka, shou me Partizanin

 

SKEDA13

Tripleta e Sukës mposht Partizanin dhe i jep tri pikë Shkodrës. Sulmuesi i vendësve ka qenë hero në këtë përballje të fundit, që u fitua 4-3. Golin tjetër të shkodranëve të rinj e shënoi Shpuza. Ndërsa te të kuqtë spikati dopieta e Koldashit dhe goli me penallti i Çarçanit, por që nuk mjaftuan për të dalë me pikë nga kjo transfertë. ADMIR URUÇI

Laçi kap Shkëndijën

 

 

SKEDA14

Laçi mposht Shkëndijën e Tiranës në shtëpi falë një përmbysjeje fantastike. Maçi kaloi në avantazh miqtë dhe u mendua se gjithçka do të ishte “malore” për kurbinasit, por brenda pjesës së parë barazoi shifrat Sulovari. Ndërsa në minutën e 60-të ishte Grimci që me golin e tij i dha fitoren ekipit të drejtuar nga Eduard Tanushi. ABDULLA DUSHKU

Apolonia i falet Balës

SKEDA15

Dopieta e Balës në pjesën e dytë ka nderuar kampionët në fuqi të Apolonisë në ndeshjen kundër Flamurtarit. Ka qenë një lojë me mjaft rivalitet, edhe pse fierakët kanë pasur më shumë raste për shënim. Në minutën e 64-t Bala ktheu në gol një penallti, ndërsa afër fundit i njëjti autor vulosi triumfin 2-0 të skuadrës së trajnerit Borova. BUJAR RAMA

Butrinti ndal durrsakët

SKEDA16

Butrinti ndal Teutën kryesuese në një barazim pa gola në stadiumin “Andon Lapa” të Sarandës. Ka qenë një ndeshje e dominuar nga miqtë, por sarandjotët janë mbrojtur mirë. Skuadra e trajneri Adriatik Faslliu ka pasur gjithashtu raste për të shënuar. Megjithatë, në një ditë të mirë kanë qenë portierët dhe ndeshja nuk pati fitues. TOMOR SHEHU

Besa mposht liqenorët

POGRADECI-BESA 1-2

 

SKEDA17

Pogradeci dhe Besa ishte një ndeshje e karakterizuar nga një lojë e bukur e të dyja skuadrave, teksa në fund ishin kavajasit që morën tri pikë. Bega shkaktoi autogol në minutën e 8- të, ndërsa Muzhaqi dyfishoi shifrat me penallti në pjesën e dytë. Pogradeci shkurton diferencën me Lazellarin në minutën e 63-të, por ky gol nuk do të mjaftojë. REDI DANDALLAKU

Spektakël i Skënderbeut

SKEDA18

Skënderbeu i jep një leksion të mirë Akademisë së Futbollit. Skuadra e drejtuar nga Jani Kaçi dhe Klejdi Larti shënoi që në minutën e 4- t me Beçkën, ndërsa vendësit nuk ia dolën dot të barazonin. Korçarët kishin ide të qarta për mënyrën se si e kërkonin golin. Çuçka dyfishoi shifrat në minutën e 65-të, ndërsa Peçani vulosi fitoren 3-0. ABDULLA DUSHKU

Daija “masakron” Dinamon

SKEDA19

Spektakël i Shënkollit ndaj Dinamos, Daiaja shënon plot pesë gola në portën e Zotajt. Miqtë nuk u ndalën me kaq, pasi edhe Përgjoni bëri dopietë, ndërsa shënoi një gol edhe Marku. Blutë ishin krejtësisht të pafuqishëm për të përballuar ekipin mik. Goli i Hasës në minutën e 74-t është sa për statistikë, teksa ndeshja u mbyll 1-7 për Shënkollin. ABDULLA DUSHKU

Football Republic, super

 

SKEDA20

Football Republic ka mundur thellë në transfertë Elbasanin. Treni spikati me një dopietë për miqtë, ndërsa nga një gol e shënuan edhe Hodo me Betën. Rrjetën e vetme për vendësit e realizoi Papallazi në pjesën e parë. Në pjesën e dytë, i njëjti autor humbi edhe një penallti për Elbasanin. Skuadra e Fagut afrohet me 2 pikë nga Teuta. VLADIMIR MEMA

RENDITJA 19 A RENDITJA19B

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"