Moshat U-19 / Flamurtari dhe Skënderbeu në “play-off”, vazhdon garë treshe në Grupin A

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2017 | 15:21

Moshat U-19 / Flamurtari dhe Skënderbeu në “play-off”, vazhdon garë treshe në Grupin A

Të kuqtë e Ylli Shehut likuidojnë Shkëndijën

Partizani ka fituar ndaj Shkëndijës së Tiranës, duke hedhur një hap të sigurt për zonën “playoff”. Pas një pjese të parë disi të ekuilibruar, loja e të kuqve erdhi gjithnjë në rritje në 45 minutat e dyta. Sulmuesit e kuq kanë humbur disa raste për shënim, teksa protagonistë janë bërë Vatnikaj, Bairamaj, Qori e Kumanova.

partizani shkendija e tiranes u19

Në një ditë të mirë ishte kapiteni i Shkëndijës, Luga. Në fillim të fraksionit të dytë, është Junild Vatnikaj, i cili, me një gjuajtje brenda zonës, kalon në epërsi Partizanin. Mirëpo, të kuqtë e Ylli Shehut nuk ndalen me kaq, teksa arrijnë t’i dyfishojnë shifrat me anë të Haxhiut në minutën e 61-të.

Ndërkohë, futja e Balliut te Shkëndija e gjallëroi sulmin, por miqtë nuk mundën të shënonin për të rihapur takimin. Gjithçka u mbyll 2-0, me Partizanin që pothuajse e ka prerë biletën për zonën “play-off”. Nga ana tjetër, Shkëndija luan për prestigj, pasi nuk ka shanse për të qenë në luftën për titull.

ABDULLA DUSHKU

Tirana ndal shkodranët

Vllaznia nuk ka shkuar më shumë se barazimi 0-0 në shtëpi ndaj Tiranës. Ka qenë një ndeshje shumë e luftuar, me dy skuadra që kërkuan fitoren, por në fund ndanë nga një pikë. Ky barazim më shumë u shërbeu kuqebluve, që praktikisht kanë siguruar zonën “play-off”, por natyrisht kërkojnë që ta mbyllin kampionatin në vendin e parë.

vllaznia tirana u19

ADMIR URUÇI

Komandon Flamurtari

Flamurtari merr një tjetër fitore, këtë herë kundër Elbasanit në shtëpi, duke e mbyllur kampionatin në vendin e parë të grupit B dy javë para fundit të sezonit. Edhe pse ka vuajtur jo pak, ekipi i Resulit e ka zgjidhur ndeshjen me një penallti të kthyer në gol nga Sadushi në minutën e 52-të. Elbasani nuk kishte forca për të reaguar.

flamurtari elbasani u19

KASTRIOT BRAHIMAJ

Shkëlqen Skënderbeu

skenderbeu u19

Skënderbeu i Jani Kaçit ka arritur dje një fitore të madhe në Durrës, duke siguruar zonën “play-off” dhe nxjerr jashtë loje Teutën. Heroi i bardhekuqve të rinj ka qenë Osmanllari, i cili ka shënuar tre gola. Teuta e nisi më mirë lojën dhe kaloi në avantazh me Xhymertin, ndërsa më pas mendoi Osmanllari për të përmbysur gjithçka me një tripletë.

teuta skenderbeu u19

JETON REXHMATI

Mjafton goli i Hotit

Shkëndija e Durrësit ka fituar me rezultatin minimal 1-0 ndaj Besës së Kavajës. Ekipi i Kërçovës kishte mungesa të rëndësishme, por përsëri ka marrë tri pikë sa i përket mbijetesës në Superiore. Golin e vetëm të takimit e shënoi Hoti me një goditje dënimi në minutën e 80-të. Me këtë fitore, Shkëndija largohet me pesë pikë nga Lushnja e fundit.

shkendija e durresit besa u19

JETON REXHMATI

Vendosin dy penallti

AF Dinamo u falet golave nga penalltia për të marrë tri pikë shumë të rëndësishme ndaj Pogradecit. Në minutën e 43-të ka pasur një prekje me dorë në zonë dhe Rama ka kthyer në gol penalltinë e akorduar nga gjyqtari Grimci. Ndërsa në minutën e 57-të kemi sërish penallti dhe Rama tregohet i saktë, duke realizuar dhe i dhënë fitoren AF Dinamos.

af dinamo pogradeci u19

ABDULLA DUSHKU

Përmbysje e Olimpikut

Olimpiku ka arritur të fitojë bindshëm ndaj Veleçikut, por nuk e ka pasur të lehtë në fushë. Kanë qenë miqtë nga Kopliku ata që shënuan të parët me anë të Popajt. Megjithatë, pa u mbyllur pjesa e parë, është Picari që kthen në gol një penallti, duke barazuar shifrat. Në pjesën e dytë Olimpiku shpërthen, duke shënuar dy herë me Totrakun dhe Picarin.

olimpiku veleciku u19

ABDULLA DUSHKU

Luftëtari, i pandalshëm

Luftëtari ruan vendin e parë në klasifikim, pasi mundi 1-3 në transfertë ekipin e Pepës. Ishte Puci ai që realizoi një dopietë për gjirokastritët, me nga një gol në secilën pjesë. Ndërkohë, për vendësit barazoi përkohësisht Sallaku. Mahmutaj për miqtë hipotekoi fitoren në fund, duke i dhënë tri pikë ekipit të Petraq Meçit.

pepa luftetari u19

VLADIMIR MEMA

“Poker” i Dinamos

Dinamo ka triumfuar ndaj Lushnjës, në një ndeshje ku dominoi totalisht dhe u akorduan tri penallti. Skuadra dinamovite ktheu në gol dy 11-metërsha, ndërsa miqtë një. Tabaku dy herë, Alimadhi dhe Dedaj arritën të shënonin për blutë, ndërsa në pjesën e dytë golin e vetëm për lushnjarët e realizoi Korreshi, që goditi saktë nga pika e bardhë.

dinamo lushnja u19

ABDULLA DUSHKU

porto laci u19

internacional briansi u19

tomori butrinti u19

beselidhja akademia aas u19

kategoria superiore u19 grupi a renditja

kategoria superiore u19 grupi b renditja

kategoria e pare u19 grupi a renditja

kategoria e pare u19 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"