MOSHAT U-17| Grupi A/ Tirana dhe Flamurtari i kthehen fitores, Vllaznia me Shkëndijën e bëjnë 7 “ballë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 24, 2020 | 16:51

MOSHAT U-17| Grupi A/ Tirana dhe Flamurtari i kthehen fitores, Vllaznia me Shkëndijën e bëjnë 7 “ballë”

Kategoria Superiore për moshat U-17, luajti këtë fundjavë ndeshjet e javës së 14-të, në Grupin A, “Panorama Sport”, ju sjell skedat e ndeshjeve të zhvilluara:


din

Tirana mund Internacionalin me përmbysje

INTERNACIONAL – TIRANA 1-2

Internacional-Tirana

Tirana kryesuese i rikthehet fitores në kampionat, teksa dje mposhti Internacionalin në Pezë-Helmës me shifrat 1-2. Ka qenë një triumf me përmbysje i 17-vjeçarëve të drejtuar nga Migen Memelli. Fillimisht skuadra e Ardi Beharit ka befasuar, duke kaluar në avantazh me anë të Nergutit në minutën e 13-të. Loja ka qenë e ekuilibruar dhe me raste për shënim në të dyja portat. Dejvi Kreka në qendrën e mbrojtjes së Internacionalit dhe Amarildo Karaj në sulmuesin e bardhebluve spikatën në duelin mes tyre.

Pas golit të kapitenit Henrik Nerguti, reagimi i bardhebluve ishte i menjëhershëm pa u mbyllur pjesa e parë. Sina barazoi shifrat me një supergol, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 1-1. Pas pushimit Internacionali e nisi më mirë pjesën e dytë, duke fituar edhe një penallti. Në minutën e 53-të ishte Nerguti që gaboi nga pika e bardhë dhe në këtë moment morën zemër bardheblutë, të cilët përmbysën gjithçka me golin e Nelës.

Abdulla Dushku

Shpërthejnë shkodranët

1

Vllaznia shpërthen në gola ndaj Dinamos, duke lënë pas humbjen e javës së kaluar në derbin ndaj Shkodrës. Kuqeblutë shënuan plot shtatë gola, ndërsa që në fillim ishin miqtë që kaluan në avantazh me Ismailin, por vetëm 60 sekonda më pas u kundërpërgjigj Spahija. Papaj dhe Perloshaj bënë secili nga një dopietë, ndërsa shënuan edhe Mujaxhiu e Gurra. 

Admir Uruçi

Turpërohet Skënderbeu

3

Shkëndija e Tiranës shkatërron Skënderbeun me shtatë gola, në një ndeshje spektakolare ku Gega u bë protagonist me një tripletë. Skuadra e drejtuar nga Luan Pinari ishte e papërmbajtshme, veçanërisht në pjesën e dytë. Në 45 minutat e para loja ishte e ekuilibruar, duke përfunduar 1-1, por vendësit shpërthyen pas pushimit me 6 gola.

Abdulla Dushku

Flamurtari vuan me Besën

4

 

Flamurtari ka fituar përballë Besës, duke ruajtur kreun e Grupit B. Të besuarit e Dritan Resulit shënuan nga një gol për secilën pjesë. Fillimisht realizoi Dhrami në minutën e 19-të, por më pas gjithçka u vështirësua kur Besa barazoi me Jargavanin. Megjithatë, kur u duk se ekipet do të ndanin nga një pikë, Hasanaj nderoi vlonjatët në fund.

Enriko Gabaj

Teuta i falet Hykës

5

Teuta me tri pikë të arta në Gjirokastër, në një ndeshje të ekuilibruar që u vendos nga goli i Hykës në minutën e 63-të. Durrsakët u treguan më cinikë, ndërsa bluzinjtë shpërdoruan jo pak. Pas disavantazhit, skuadra e Petraq Meçit krijoi disa raste për gol. Në minutën e 87-të Puci doli i vetëm me portierin, por nuk realizoi.

Tomor Shehu

Shkëlqen F.Republic

6

Derbi mes akademive të Redi Jupit dhe Alban Bushit ka përfunduar me një fitore të thellë të skuadrës që luan në kompleksin e ndërtuar në fshatin Barbas të kryeqytetit. Ergi Hodo dhe Allan Dogjani kanë shënuar nga dy herë secili për Football Republic, ndërsa dy golat e tjerë kanë për autor Rudjon Plakun dhe Rogest Ahmesulajn.

Abdulla Dushku

Shkodra nuk fal në Lezhë

7

Takimi mes paratërinjve të Briansit dhe atyre të Shkodrës u ka buzëqeshur miqve, të cilët shënuan tre gola në pjesën e dytë dhe rihapën garën për një vend në zonën “play off”. Ndonëse kishte përpjekje nga të dyja skuadrat, fraksioni i parë u mbyll pa gola. Më pas Musaraj, Shpuza dhe Kerrci realizon nga një gol secili.

Preng Gjikola

Partizani bind në Durrës para… finales

8

Partizani ka arritur të fitojë pastër në sfidën e djeshme ndaj Shkëndijës së Durrësit në transfertë. Në fakt, ishin vendësit ata që e filluan vrullshëm takimin, ku që në minutat e para tentuan të shënojnë, por pa ia arritur qëllimit. Gjithsesi, në minutën e 20-të, të kuqtë goditën pas një aksioni të bukur. Përlala kalon në avantazh Partizanin, duke i dhënë më shumë siguri skuadrës për vazhdimësinë e lojës. Në pjesën e dytë Shkëndija u mundua të reagonte, duke kërkuar me ngulm barazimin, por sulmuesit nuk kanë shënjestrën e duhur. Kur mendohej barazimi, vjen goli i dytë për Partizanin në minutën e 61-të. Këtë herë është Dusha që vulos fitoren e rëndësishme të “demave” të vegjël. Ky triumf i jep moral skuadrës së kuqe në prag të finales së Kupës së Shqipërisë ndaj Tiranës. FSHF ka njoftuar se do të zhvillohet të mërkurën në orën 14:00 në stadiumin “Selman Stërmasi”. Tirana është kryesuese e Grupit A, ndërsa Partizani pozicionohet në vend të pestë.

Zamir Qypi

Pepa shtang Pogradecin

9

Pepa shtang Pogradecin në shtëpi, duke e mundur thellë 1-4. Ndeshja fillon me një gabim të portierit pogradecar, i cili në përpjekje për të larguar, ia pason kundërshtarit dhe pëson gol nga Gjata. Më pas është Mehmeti që përfiton nga një rrëmujë në zonë dhe dyfishon rezultatin. Në pjesën e dytë ka vend edhe për golat e Gjatës e Mustës.

Redi Dandallaku

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"