Moshat U-17 | Blof i Tiranës, Flamurtari super

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 13, 2017 | 18:33

Moshat U-17 | Blof i Tiranës, Flamurtari super

Çela thyen bardheblutë

internacional tirana u17

Internacionali ndal Tiranën dhe kap vendin e dytë. Skuadra e Elvis Plorit ka merituar fitoren ndaj bardhebluve, duke zhvilluar një lojë më të mirë. Ndeshja është vendosur nga dopieta e Johan Çelës, i cili bëri diferencën në pjesën e dytë. Për bardheblutë, golin e vetëm e shënoi Tabaku. Ekipi i Sulejman Memës luftoi deri në fund, por nuk barazoi

ABDULLA DUSHKU

Përmbysje e Shkëndijës

shkendija e tiranes partizani u17

Shkëndija e Tiranës ka fituar me përmbysje ndaj Partizanit, duke marrë tri pikë të rëndësishme. Loja ka nisur me gol për të kuqtë, teksa Xhafa ka shënuar që në minutën e 3-të. Skuadra e Mjeshtërisë Sportive ka barazuar me Lecin në minutën e 30-të, ndërsa në fraksionin e dytë është Kosmollari, ai që u jep fitoren të besuarve të Luan Pinarit

ABDULLA DUSHKU

Vllaznia bën tris

vllaznia porto u17

Vllaznia ka marrë tri pikë të rëndësishme në shtëpi ndaj Portos, duke shënuar tre gola. Kuqeblutë mbyllën llogaritë që në pjesën e parë, teksa shënuan dy herë me anë të Lekajt dhe Lishajt. Në 40 minutat e dyta, Porto u mundua të reagonte, por ishte e pafuqishme për t’u bërë dëm shkodranëve. Afër fundit, Hoxha vulosi fitoren me golin e tretë.

ADMIR URUÇI

Teuta s’fal në shtëpi

teuta lushnja u17

Teuta nuk fal në shtëpi, teksa mposhti dje Lushnjën me shifrat e pastra 3-0. Durrsakët kanë dominuar totalisht takimin, duke e mbyllur në gjysmëfushën e tyre kundërshtarin. Me një gol në pjesën e parë me anë të Çiftit dhe më pas Kapllanin dhe Çyrbjen në fraksionin e dytë, skuadra e Kuçit nuk e pati të vështirë për të marrë tri pikët.

JETON REXHMATI

AF Dinamo s’përmbahet

skenderbeu af dinamo u17

AF Dinamo nuk di të ndalet, teksa ka bërë surprizën edhe në transfertën me Skënderbeun. Skuadra e Ergi Lubanit ka shënuar që në minutën e 17-të me anë të Koxhajt, duke mbyllur pjesën e parë 0-1. E dyta nis me vrull për Skënderbeun, por ata që shënojnë janë sërish miqtë me anë të Muçit. Ndërsa goli i Vangjelit vlejti vetëm për statistikë.

LLAZI SARO

Merko nderon vlonjatët

dinamo flamurtari u17

Flamurtari ruan kreun pas fitores ndaj Dinamos. Ka qenë një ndeshje e vuajtur për vlonjatët, që vetëm në limit kanë arritur të marrin tri pikë. Kuqezinjtë kanë shënuar që në minutën e 15-të me Rrapajn, por ia kanë komplikuar gjithçka vetes me autogolin e Barakut. Megjithatë, pas shumë përpjekjeve, është Merko në shtesë që nderon ekipin e Resulit.

ABDULLA DUSHKU

Elbasani i falet Brakës

elbasani shkendija e durresit u17

Elbasani ka mundur me përmbysje Shkëndijën e Durrësit. Fillimisht miqtë kaluan në avantazh me një autogol të Tetës në minutën e 50-të, ndërsa pas pesë minutash hyn në lojë Braka për verdheblutë. Ky futbollist, në topin e parë që prek, barazon shifrat. Ndërsa një minutë më pas, ai shënon sërish, duke i dhënë tri pikë Elbasanit.

VLADIMIR MEMA

Besa, mjafton një gol

besa pogradeci u17

Besa ka mundur Pogradecin 1-0, në një ndeshje ku rastet për gol ishin me shumicë. Ka qenë një lojë, ku kavajasit ishin të orientuar drejt sulmit. Janë disa raste shënimi me anë të Selitës dhe Qarrit, por që nuk japin rezultat. Pjesa e parë mbyllet pa gola, ndërsa me fillimin e fraksionit të dytë, kavajasit gjejnë golin e fitores me Madanin.

FERIZ FERIZAJ

Kukësi gjen fitoren

kukesi olimpiku u17

Kukësi ka mposhtur Olimpikun me shifrat minimale 1-0. Goli i Kovaçit në minutën e 55-të ka vendosur këtë takim. Për 80 minuta, ndeshja ka qenë mjaft e luftuar dhe me emocione të forta. Të dyja skuadrat kanë dhuruar një performancë të mirë, por ka bërë diferencën një gol i Kovaçit, që e çon skuadrën e Agim Belajt në vendin e gjashtë.

SKERDILAID SULOZEQI

Tripletë e Ziajit

luftetari apolonia u17

Luftëtari fiton ndaj Apolonisë dhe ruan kreun në grupin B. Në debutimin e trajnerit Arbër Bistri, i cili është emëruar në krye të paratërinjve pas largimit të Andrea Çullit, ka menduar talenti Ardit Ziaji, i cili arriti të shënonte tre gola. Fillimisht ishte Mbyeti që kaloi në avantazh Apoloninë, por Ziaji tregoi një formë të shkëlqyer.

TOMOR SHEHU

shkendija b akademia aas u17

pepa fieri u17

beselidhja burreli u17

veleciku korabi u17

kategoria superiore u17 grupi a renditja

kategoria superiore u17 grupi b renditja

kategoria e pare u17 grupi a renditja

kategoria e pare u17 grupi b renditja

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"