Mori për disa ditë pushimet, “zhduket” lojtari i Vllaznisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 23, 2020 | 9:51

Mori për disa ditë pushimet, “zhduket” lojtari i Vllaznisë

Godfrei Ualusimbi ende nuk ka mbërritur në Shkodër.

Ualusimbi-vllaznia

Lojtari mori për disa ditë pushimet për t’u bashkuar me ekipin në Shkodër pasi skuadra të kthehej nga faza përgatitore, por, lojtari nuk është kthyer ende pranë ekipit.

Në klubin shkodran presin që lojtari të kthehet. Madje, mësohet se drejtuesit po kontaktojnë me menaxherin e lojtarit. Ajo që theksohet nga klubi është fakti se janë në pritje të një përgjigjeje për këtë lojtar.

Ndërsa stafi teknik dëshiron që Godfrei të jetë pjesë e Vllaznisë deri në fund të sezonit.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"