Mori dy çmime nga UEFA, rrëfimi i Levandovskit: Jam njeriu më i lumtur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 2, 2020 | 21:58

Mori dy çmime nga UEFA, rrëfimi i Levandovskit: Jam njeriu më i lumtur

Ishte një nga mbrëmjet më të mira për futbollin gjerman dhe në veçanti për skuadrën e Bajernit të Mynihut. Manuel Nojer, Joshua Kimish, Robert Levandovski dhe Hansi Flik u shpallën më të mirët në Europë për rolin e tyre. Kjo pasi skuadra e Bajernit fitoi gjithçka në sezonin e kaluar. Më shumë nga të gjithë është gëzuar Robert Levandovski. Golashënuesi më i mirë u shpall si sulmuesi i vitit ashtu dhe lojtari më i mirë nga UEFA. 31-vjeçari nuk i fshehu emocionet teksa hipi në podium për të marrë çmimet prestigjioze.

leva

“Dua të falënderoj shokët e skuadrës, trajnerin dhe në veçanti familjen time. Pa ta nuk do të kishte qenë e mundur. Jam shumë i lumtur”, tha polaku me një buzëqeshje në fytyrë të cilën e kishte të vështirë për ta fshehur, dhe kjo me të drejtë pasi të jesh në majën e futbollit europian nuk ndodh shpesh.

PËR TITULLIN

“Ky trofe ndihet shumë mirë në dorën time. Nëse punon i përqendruar dhe je i duruar mund të arrish shumë larg. Është diçka që e kam ëndërruar prej kohësh dhe tani më në fund mu dha rasti për ta shijuar”.

PËR GOLAT

“Ajo që di të bëj më mirë është të shënoj sa më shumë për skuadrën. Edhe pse do të preferoja suksesin e skuadrës para atij personal”.lEVA

PËR MOMENTET MË TË BUKURA

“Finalja dhe ajo që ndodhi më pas, ishte një natë speciale. Por edhe katër golat në Beograd nuk do t’i harroj kurrë. Janë gjëra që të mbesin në memorie deri në fund të jetës”.

PËR FINALEN

“E kisha përjetuar edhe më parë me Borusian ndjesinë e të luajturit në finale. Është diçka speciale për të gjithë lojtarët. Në fund shpërthimi im tregon gjithçka, se sa shumë e kam dashur atë trofe”.

PËR TË ARDHMEN

“Dua të jem sërish protagonist me Bajernin. Skuadra kërkon të vazhdojë dominimin edhe pse e dimë që do të jetë e vështirë. Gjithsesi kemi një kontigjent të mirë lojtarësh me të cilët duam të shkojmë larg, jam i bindur që mund t’ia dalim”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"