Morati: Interi me Konten mund të fitojë kampionatin, disa blerje të mira do e bëjnë…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 7, 2019 | 14:44

Morati: Interi me Konten mund të fitojë kampionatin, disa blerje të mira do e bëjnë…

Ish-presidenti Interit, Masimo Morati, ka folur për “Radio Anch’Io Sport”, mbi ndeshjen e djeshme të Interit dhe Juves dhe jo vetëm. Morati ka analizuar gjithashtu, Interin e Kontes dhe skudeton e 2006-ës.

masimo morati

Skudeto e 2006-ës? “Pas kaq vitesh unë shoh që ata insistojnë… Kjo është histori pa fund. Ata duhet të gjejnë dikë që nuk di asgjë që mund t’i japë arsye, përndryshe është e pamundur.”

Ndeshja e djeshme? “Ishte një gjysmë e parë e bukur, emocionuese dhe Interi gjithashtu luajti shumë mirë. Gjysma e dytë ishte pak më e mërzitshme dhe Interi ra pak”

Titulli dhe Interi i Kontes? “Interi mund të aspirojë për titullin, por kundërshtari më duket jashtëzakonisht i fortë. Por trajneri është shumë i rëndësishëm dhe më duket se lojtarët e ndjekin atë. Conte është një goditje e mirë. Tani Inter ka filluar të ketë një ekip për të ndërtuar. Unë mendoj se me disa blerje  të duhura mund të bëhet shu më i fortë për të filluar një cikël shumë të suksesshëm”.

Trajner i ri te Milani, Ranieri apo Spaleti? “Unë jam i dhënë pas të dyve, edhe nëse Spaleti nuk ka qenë kurrë trajner i imi ka qenë gjithmonë i këndshëm për mua. Ai ka shumë cilësi dhe ndoshta dëshiron të bëjë mirë nga një situatë jo shumë e lumtur në Inter, megjithëse i dha vendin e katërt”.

Juvja e Sarrit? “Dje herë pas here dha një shfaqje, por fillon nga një bazë shumë e fortë falë punës së Alegrit. Goli i dytë ishte një veprim i mrekullueshëm, Sarri e do futbollin e bukur dhe sigurisht sjell diçka të re”.

/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"