Modriç i është premtuar Interit, nuk do rinovojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2018 | 9:07

Modriç i është premtuar Interit, nuk do rinovojë

Luka Modriç kishte një dëshirë të madhe për t’u transferuar tek Interi dhe pavarësisht se vendosi të qëndrojë, pas një bisede me prensidentin Florentino Perez, kjo bashkëjetesë, e cila mund të zgjasë maksimumi edhe për këtë sezon, duket se do të jetë e sforcuar. Fundja, akordin mes fantazistit kroat dhe Interit e konfirmoi edhe deponimi i tij në FIFA, pro klubit italian.

luka modric

Pas denoncimit që Reali i Madridit i bëri zikaltërve, Modriç i thirrur për të sqaruar çështjen, nënvizoi se nuk ishte kontaktuar personalisht nga italianët dhe në këtë mënyrë, denoncimi i “Galaktikëve” shkoi më kot.

Shkurt, e gjithë kjo histori mes Modriçit dhe Realit të Madridit pritet që të përfundojë verën tjetër, pse jo ndoshta edhe në merkaton e janarit, sepse sipas zërave të fundit nga media spanjolle, lojtari i ka nënvizuar presidentit Perez se nuk do ta pranojë rinovimin e kontratës, që skadon më 30 qershor 2020

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"