Modesti Kavani: Te PSG-ja haja me punëtorët e klubit në mensë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 14, 2020 | 10:23

Modesti Kavani: Te PSG-ja haja me punëtorët e klubit në mensë

Një futbollist i madh në fushë, por ajo që e bën akoma më madhështor është sjellja jashtë saj. Mançester Junajtid nuk ka transferuar vetëm një kampion, por mund të krenohet me Edinson Kavanin, autobiografia e të cilit ka nxjerrë në pah thjeshtësinë e një ylli futbolli, i cili pavarësisht parave dhe famës ka ruajtur modestinë.kavani2

33-vjeçari firmosi në “Old Trafford” në merkaton e verës pasi i skadoi kontrata me PSG-në, ku shënoi 200 gola në 301 ndeshje dhe u largua si shënuesi më i mirë në historinë e francezëve. Por pas largimit të tij pas 8 vitesh nga Parisi, zbulohet se ai ka refuzuar dhuratat e klubit, duke paguar çdo qindarkë në dyqanin e PSG-së. Në autobiografinë e titulluar sipas nofkës që mban, “El Matador”, sulmuesi zbulon gjithashtu: “Unë shkoja shpesh të haja me punonjësit e klubit në mensë, në vend që ta bëja me
yjet. U flisja gjithnjë sanitareve”. Kavani, i cili fitonte rreth 350 mijë paund në javë në “Parc des Princes”, ka lindur në Salto, në Uruguai dhe rrjedh nga një familje fermerësh.

Pavarësisht famës dhe suksesit në karrierën e tij, ai nuk i ka harruar kurrë rrënjët e tij. Gjatë pandemisë, pasi Liga e Parë Franceze u anulua sezonin e shkuar, Kavani u rikthye në shtëpi për të ndihmuar familjen në fermë. Një video e sulmuesit e tregon atë duke rruar delet dhe kjo është një procedurë që ai e bën shpesh dhe aspak surprizë.

I pyetur se çfarë do të ishte bërë nëse nuk do të kishte zgjedhur profesionin e futbollistit, ish-ylli i Napolit e ka thënë gjithnjë: “Do të punoja në një fermë, do isha një fermer”. Një tjetër detaj interesant në librin e tij është edhe sesi ai refuzoi që të pajtonte një transport privat me qira dhe kishte zgjedhur autobusin e linjës për një udhëtim 6 orësh.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"