Mjafton goli i Gurit, Kukësi mposht Tiranën dhe kalon në gjysmëfinale (Video)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 14, 2018 | 15:12

Mjafton goli i Gurit, Kukësi mposht Tiranën dhe kalon në gjysmëfinale (Video)

Kukësi ka mposhtur Tiranën me rezultatin minimal 1-0, në përballjen e dytë të 1/8-ve, duke u kualifikuar në fazë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë. Një gol i Gurit në minutën e 4-t, i ka mjaftuar skuadrës së Pakult, për t’u kualifikuar më tej.

Ndeshja

Në pjesë e parë, Kukësi ishte më kërkues dhe iu afrua disa herë golit. Me fillimin e pjesës së dytë, Tirana mori frenat e lojës në dorë dhe e vuri disa herë në rrezik, portën e Frashërit. Në minutën e 89-t, Ngoo, i kishte të gjitha shanset të barazonte shifrat, duke goditur shtyllën.

KUKËSI-TIRANA 1-0

Guri 4′

MINUTË PAS MINUTE

Ka përfunduar takimi. 

90+1′ Zëvendësim te Kukësi, largohet Bakaj, në fushë Bujar Idrizi.

89′ Pa fat Tirana në këto moment. Pas një goditje nga këndi, Ngoo ka goditur me kokë, por topi është përplasur në shtyllën e majtë të portierit Frashëri.

86′ Balde merr një top nga mesfusha, ku i vetëm brenda zonës, ka gjuajtur jashtë portës, më pas është përplasur me portierin Lika.

84′ Elis Bakaj gjuan nga goditja e dënimit, topi grushtohet nga portieri Lika, sulmuesi Balde, shumë pranë vijës fatale, nuk e shtyn dot topin në rrjetë.

82′ Elis Bakaj pengohet në hyrje të zonës nga Hoxhallari, i cili ndëshkohet me karton të verdhë.

81′ Celhaka hedh një top në zonë, për Grecën, i cili gjuan me kokër, por topi përfundon jashtë kuadratit.

72′ Ovacione në “Zeqir Ymeri”, largohet nga fusha e lojës Kale, në lojë ish-sulmuesi i Sëlltikut, Balde.

68′ Zëvendësim te Tirana, largohet Cake, në lojë Grent Halili.

66′ Bakaj provon me një gjuajtje të befasishme, topi përfundon në duart e portierit Lika.

51′ Ngoo ndëshkohet me karton të verdhë për protesta.

50′ Bakaj pengohet në afërsi të zonës. Arbitri akordon një goditje dënimi, ndërsa vendasit kërkojnë një penallti.

49′ Shumë pranë golit të barazimit Tirana. Sentamu provon me një gjuajtje të fuqishme brenda zonës, fantastik portieri Frashëri, i cili eviton një gol të sigurt.

46′ Starton pjesa e dytë. Tirana kryen zëvendësimin e parë. Në fushë Celhaka, largohet Muguna.

Përfundon pjesa e parë, Kukësi-Tirana 1-0. 

44′ Rrumbullaku provon me një gjuajtje, topi grushtohet nga portieri Lika.

39′ Zderiç ndëshkohet me karton të verdhë pas një ndërhyrje të gabuar.

38′ Një tjetër rast i shkëlqyer për Kukësin, por ishte përsëri portieri Ilion Lika, që me një pritje të dyfishtë, mban në lojë Tiranën.

29′ Elis Bakaj gjuan mjaft bukur nga goditja e dënimit, por ka qenë portieri Ilion Lika, që me pritjen e tij i ka mohuar golin e dytë Kukësit.

27′ Guri pengohet në hyrje të zonës, për gjyqtarin kemi të bëjmë me goditje dënimi.

17′ Asion Daja ndëshkohet me karton të verdhë, pas ndërhyrjes së gabuar ndaj Gurit.

14′ Kale peërfiton nga një përgjumje e Hoxhallarit, duke depërtuar bukur nga e djathta, provon një pasim në qendër të zonës, por kontrollon gjithçka, portieri i Tiranës, Ilion Lika.

4′ GOOOOL Sidrit Guri! Elis Bakaj, kroson bukur nga kendi, për Gurin, i cili i shpëton mbulimit të mbrojtjes dhe gjuan saktë me kokë, duke përshëndetur rrjetën. 

1′ Ka nisur takimi.

Kukësi: Frashëri, Rumbullaku, Musolli, Hoxha, Zderiç, Shkodra, Dzarja, Kale, Imami, Bakaj, Guri. Trajneri: Pakult

Tirana: Lika, Hoxhallari, Musa, Cake, Kërçiku, Daja, Muguna, Karabeci, Sentamu, Greca, Ngoo. Trajner: Ze Maria

Gjyqtar: Juxhin Xhaja

KV: Daja 17′

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"