Misioni i vështirë i mbrojtjes së titullit, Kukësi nuk humbte në shtëpi që nga prilli i 2016-ës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 3, 2017 | 13:22

Misioni i vështirë i mbrojtjes së titullit, Kukësi nuk humbte në shtëpi që nga prilli i 2016-ës

Në sezonin e kaluar, Kukësi u krenua për ecurinë prej 35 ndeshjesh radhazi pa humbje në kampionat. Por, një faktor i rëndësishëm ishte fusha e stadiumit “Zeqir Ymeri”, aty ku kampionët në fuqi për herë të fundit kishin dalë me kokën ulur më 25 prill të vitit 2016.

Kukesi-Skenderbeu

Bëhet fjalë për ndeshjen Kukësi-Partizani 0-1, që u vendos nga një gol i Xhevahir Sukajt në fundin e takimit. Që prej kësaj ndeshjeje, verilindorët nuk dinin se çfarë ishte disfata në shtëpi, por edhe në transfertë deri në 27 maj 2017, kur u mposhtën në Gjirokastër nga Luftëtari.

Kukesi-Partizani-0-1-Sukaj-free-kick-2016

Megjithatë, dje, pas 18 muajsh, ishte Skënderbeu që i dha fund pathyeshmërisë së Kukësit në “Zeqir Ymeri”, duke arritur një fitore madhështore 1-2. Tashmë gjithçka nis nga e para për skuadrën e Milinkoviç, që ka një mision të vështirë në mbrojtjen e titullit kampion.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"