“Mirënjohje e Qytetit”, bashkia Gjirokastër nderon Abazajn dhe Bregun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 21:57

“Mirënjohje e Qytetit”, bashkia Gjirokastër nderon Abazajn dhe Bregun

Këshilli Bashkiak i Gjirokastrës ka vlerësuar me titullin “Mirënjohje e Qytetit” dy yjet e Luftëtarit, Kristal Abazaj dhe Dejvi Bregu. Krahas këtij vlerësimi, “Panorama Sport” mëson se lojtarët kanë marë secili nga 1 milionë lekë shpërblim.

bregu-abazaj

Në festën e organizuar në Pallatin e Sportit në orën 18:00, krahas presidentit Grigor Tavo, i pranishëm ishte kryebashkiakja Zamira Rami dhe deputeti Vangjel Tavo. Kreu i klubit premtoi një Luftëtar më të fortë për sezonin e ri, duke nisur nga ndeshjet në Ligën e Europës.

Abazaj Tavo dhe Bregu

Mbrëmja festive do të mbyllet në një nga restorantet e qytetit, ku skuadra do të darkoj për herë të fundit së bashku pas mbylljes së sezonit. Pritet që për rreth 10 ditë lojtarët të pushojnë, e më pas të rikthehen në stërvitje për të përgatitur ndeshjet e Ligës së Europës, teksa e para luhet më 12 korrik.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"